Ligji për energjetikë, energji e rinovueshme për të ulur ndotjen
Nxitja e rritjes ekonomike mbart në vete edhe rrezikun e mundësisë së rritjes së ndotjes industriale...

Vendi ynë ka mungesë të theksuar të burimeve energjetike, si qymyrguri dhe ekonomia kërkon alternativë që jo gjithnjë janë mike me ambientin.
Ligji i ri për energjetikë, sipas autoritete, përputh nevojat e bizneseve për fitim, me të drejtën e qytetarëve për ajër dhe ambient të pastër jetësor.
“Ndryshimet klimatike shumë shpejt po lëvizin në një drejtim të padëshiruar dhe kur bëhet fjalë për biznesin, deri tani është diskutuar se si të zvogëlohen shpenzimet dhe të arrihen fitime më të larta, por ne do të duhet të fillojmë të mendojmë se si të mbijetojmë”,- deklaroi drejtori komunitetit energjetik, Janez Kopac.
“Me Ligjin për energjetikë, ne tani kemi hapur front për investime të disa veprimtarive që duhet të zbatohen. Duke filluar nga ndarja e pronësisë së kompanive energjetike, një proces që tashmë ka përfunduar si dhe miratimi i akteve nënligjore që rregullojnë të gjitha aspektet që dalin nga ky ligj”,- tha zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev.
“Për investitorët do të ofrojmë proces transparent të aukcionit publik për ndërtimin e elektranave që do të sigurojnë burime rinovuese të energjisë”,- theksoi ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Udhëzuesi me politikat energjetike rreth objektivave që duhet të realizohen deri në vitin 2030, përfshin efikasitetin energjetik, burimet e rinovueshme të energjisë dhe reduktimin e emetimeve të gazrave sere.
Me këtë udhëzues janë njohur edhe përfaqësuesit e parlamenteve kombëtare të vendeve nënshkruese të Marrëveshjes së KE-së.
REJHANE BUSHI METAJ
