Maqedoni
Shlyerja e kamatave të borxheve, LSDM: Është lehtësim për qytetarët
28.11.2018 16:57
Me miratimin e Ligjit për shlyerjen e normës së interesit të borxheve, është krijuar mundësia për të shlyer borxhet të cilat me vite i mundojnë mijëra familje, thonë nga LSDM....

Sipas tyre, ky ligj është lehtësim financiar për qytetarët të cilët me vite të tëra përballeshin me kamata të mëdha për lëndët për të cilat as që kanë pasur dijeni që ekzistojnë, kur rastet e zbatimit nga gjykatat janë transferuar noterëve dhe kanë përfunduar tek përmbaruesit, duke shumëfishuar kështu shifrën fillestare të borxhit.
“Me vendim ligjor ulen harxhimet e procesit të cilat nuk mund të jenë më të larta se 20% e harxhimeve të tyre të paralajmëruara dhe të vërtetuara. Zvogëlohet kompensimi për përmbaruesit, noterët dhe avokatët për këto lëndë. Qytetarët mund të shlyejnë borxhin kryesor dhe harxhimet e procesit në afat prej 12 muajsh, prej momentit kur kreditorët do të sjellin vendim për shlyerjen e interesit për pagesën e borxheve. Këtë vendim kreditorët janë të obliguar që ta sjellin në afat prej 10 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji”,- deklaroi Sonja Mirakovska nga LSDM.
FARIJE DAUTI BAKIJU
