Maqedoni

Politikat investuese në Ballkanin perëndimor, kërkohet qasje e integruar për investitorët

28.11.2018 17:21

Politikat investuese, përmirësimi i konkurrencës mes gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor...

Politikat investuese, përmirësimi i konkurrencës mes gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe praktikat më të mira ndërkombëtare, ishin pjesë të forumit të parë “Politikat investuese të përqendruara në agjendën e RIRA-s të Ballkanit Perëndimor. Qëllimi i kësaj agjende ishte harmonizimi i politikave investuese me standardet e BE-së dhe praktikat më të mira ndërkombëtare. 
 
“Përmirësimi i atraktivitetit të rajonit për investitorët dhe forcimi i lidhjeve midis vendeve të Ballkanit Perëndimor, krijimi i vendeve të reja të punës, tërheqja e investimeve të huaja që do të sjellin transferimin e njohurive dhe teknologjinë, rritjen e mbështetjes direkte për sipërmarrjen dhe inovacionin, do të ishin rezultatet e zbatimin të suksesshëm të agjendës së RIRA-s, e cila është një nga iniciativat e Procesit të Berlinit, lidhur me zgjerimet e ardhshme të Bashkimit Evropian”,- tha kryetarja e LOEM-së, Daniela Arsovska.
 
"Çdo ekonomi nuk duhet të jetë në konkurrencë me njëri-tjetrën, por nevojitet një qasje e integruar për investitorët. Duke vepruar si një treg i vetëm, mundësitë për tërheqjen e investitorëve të mëdhenj dhe seriozë janë më të mëdha. Zbatimi i agjendës RIRA është përgatitja për hyrjen në tregun e madh evropian”,- u shpreh sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Goran Svilanoviç.
 
Forumi u organizua nga Qendra për Kërkim dhe Krijim të Politikave në bashkëpunim me LOEM në kuadër të projekteve rajonale të agjendës RIRA.
 
SEDAT SELIMI