Kulturë

Teatri Shqiptar i Shkupit, nesër në “Verën e Ohrit”

14.08.2014 14:32

Sonte, në Pallatin e Kulturës në Strugë, me fillim në ora 20:30, do të zhvillohet një mbrëmje artistike kushtuar shkrimtarit dhe veprimtarit të çështjes kombëtare, Lebit Murtishit...

Manifestimi mbahet në kuadër të “Verës së Strugës”. 
 
Ndërkohë, nesër në skenën e Ohrit do të ngjitet Teatri Shqiptar i Shkupit, me pjesën “Gjymtimi”.
 
Premiera e Teatrit Shqiptar, vjen në kuadër të festivalit ndërkombëtar . Shfaqja “Gjymtimi”, sipas tekstit të Martin McDonagh, vihet në skenë nga regjisori Qëndrim Rijani. Në të interpretojnë: Adem Karaga, Xhevdet Jashari, Amernis Nokshiqi dhe Luran Ahmeti. Autori Martin McDonagh, është një nga dramaturgët modern irlandez/britanik, tekstet e të cilit kanë marrë vazhdimisht vlerësime, kurse në shfaqjet me tekstet e tij kanë interpretuar aktorë me famë botërore. Teatri Shqiptar i Shkupit, sjell kështu ndër herët e para këtë autor në skenat shqiptare.
 
ARDITA IMERI