PE, rezolutë për Maqedoninë, Vajgel: drejtësia në fokus, implementoni Prespën
PE diskuton sonte rezolutën për Maqedoninë që pritet të votohet nesër...

Raportuesi për Maqedoninë, Ivo Vajgel, paralajmëron se Raporti do të jetë stimulues për Maqedoninë, me theks të veçantë në sundimin e shtetit ligjor.
Bisedimet me BE-në Maqedonia do t’i fillojë me kusht të ketë mbyllur obligimet që dalin nga Marrëveshja e Prespës, është i prerë Vajgel.
“Për ngjarjen e fundit ne do të japim një paragraf, amendamentet me të cilat do të japim përkrahje për gjyqësorin dhe PSP-së, që të udhëheqin procedura të pavarura dhe objektive, që në fund të gjithë që kanë gabuar para ligjit, të përgjigjen për atë dhe t’i mbajnë pasojat”,- tha raportuesi për Maqedoninë, Ivo Vajgel.
Pritet që eurodeputetët të mbështesin edhe amendamentin me të cilin kërkohet ekstradim i ish-kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski, nga Hungaria. Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Andrej Zhernovski, në prag të këtij votimi, ka realizuar takime me disa eurodeputetë dhe është optimistë për mbështetje sidomos nga socialdemokratët.
“Me rëndësi është se e ndjejnë nevojën e futjes së arratisjes së Gruevskit në raportin e PE-së”,- tha Zhernovski para debatit. Eurodeputeti, Knut Fleckeinstein, ka siguruar vota edhe nga Partia Popullore Evropiane, gjithsesi pa eurodeputetët hungarezë.
“Bëhet fjalë për ndërtim të sundimit të së drejtës, dhe ky nuk është gabim i vogël. Ai është arratisur në një vend që është anëtar i BE-së. Kjo është në kundërshtim me sundimin e ligjit dhe ne nuk do të lejojmë që vendet anëtare të BE-së të sabotojnë me sundimin e së drejtës”,- ka thënë Flekenshtajn, i cili pret që ky institucion do të hap debat më të gjerë për rastin e Gruevskit.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
