VMRO-DPMNE me marsh protestues në Shkup
VMRO mbajti marshin protestues në Shkup kundër, siç thanë, qeverisjes më të paaftë e më të errët në historinë e Maqedonisë...

Opozita protestoi kundër ndryshimit të emrit, arrestimeve, siç i cilësoi politike, gjendjes në arsim, shëndetësi, ekonomi, korrupsionin në rritje dhe ajrin e ndotur, edhe për shkak të huamarrjeve dhe buxhetit megaloman, paratë e të cilit nuk po shihen sepse po i vjedh qeveria, akuzojnë nga VMRO.
“Protestojmë kundër politikave ekonomike dhe sociale, sistemit të korruptuar që nuk garanton drejtësinë, për shkak të persekutimit politik që zbaton qeveria, arrestimet politike dhe rastet e montuara, për shkak drejtësisë selektive që nuk është e vërtetë, për kriminel të liruar dhe ata që amnistohen, për vrasjet e pashpjegueshme, për gjitha etikat dhe liritë e rrezikuara, për rrezikimin e lirisë së mediave. Protestojmë kundër varfërisë, kundër rritjes së taksave, rritjes së akcizës së derivateve, pagave të reduktuara, jetës së shtrenjtë dhe mizore. Protestojmë kundër papunësisë dhe mungesës së investimeve kapitale. Protestojmë kundër mungesës së cilësisë në arsim. Protestojmë edhe për shëndetin e rrezikuar të qytetarëve për shkak të ndotjes, që është një vrasës i heshtur në këtë vend me mbi 1000 jetë të humbura në vit”,- tha sekretari gjeneral i VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev.
GAZMEND KURTISHI
