106 vjet shtet shqiptar, festohet 28 nëntori, politika në Shqipëri e ndarë
Në Shqipëri është kremtuar sot 106 vjetori i shpalljes së pavarësisë...

Festime ka pasur në të gjithë Shqipërinë, por ata janë përqendruar kryesisht në qytetin e Vlorës, pikërisht aty ku Ismail Qemali shpalli pavarësinë më 28 nëntor 1912.
Krerët më të lartë të shtetit shqiptar, si presidenti, Ilir Meta, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, dhe kryeministri, Edi Rama, kanë kryer homazhe nga monument i pavarësisë në Vlorë, ku improvizuan ngritjen e flamurit.
Partia Demokratike edhe këtë vit ka festuar e ndarë. Kryetari, Lulzim Basha, ka zhvilluar homazhe në memorialin “Dëshmorët e Kombit”.
Ndërkaq, Kosova u përfaqësua nga zëvendëskryeministri, Bexhet Pacolli.
Festime janë zhvilluar edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, por edhe në Kosovë, ku festohet edhe ditëlindja e komandantit legjendar, Adem Jasharit, i cili lindi pikërisht në 28 nëntor të vitit 1955.
LULJETA NDOKA
