Botë

Pentagon: Jo mision evakuimi në Sinjar

14.08.2014 14:37

Nuk do të ketë mision amerikan për të evakuuar minoritetint Yazidis, të bllokuar në malin Sinjar në veri të Irakut...

Pentagoni vleresoi se ndodhen shumë më pak banorë të komunitetit Yazidis në malin Sinjar, nga sa mendohej fillimisht. 
 
“Ata që mbeten ende në malin Sinjar janë në kushte shumë më të mira nga sa ishte raportuar, madje kanë edhe akses ndaj ushqimeve bazë të hedhura nga ajri prej Perëndimit.Bazuar mbi këtë vlerësim, - deklarojnë nga Pentagoni, - është përcaktuar se misioni i evakuimit mund të mos kryhet”, thuhej në deklaratë, ku shtohej se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të ofrojnë ndihmë humanitare, sipas nevojave. 
 
Shtëpia e Bardhë kishte deklaruar më parë se SHBA-të nuk përjashtojnë përdorimin e trupave amerikanë në terren, në një operacion për të evakuuar civilët e bllokuar, por shtoi se ushtarët nuk do të përfshiheshin në luftime. 
 
Ekipi me më pak se 20 anëtarë të personelit amerikan udhëtoi gjatë mëngjesit në malin Sinjar, e më pas u rikthye sërish i sigurt në kryeqytetin e Kurdistanit, Arbil, përmes forcave ushtarake ajrore.
 
Në Arbil ndodhet një personel prej 130 ekspertësh, të cilët po merren hartimin e strategjisë për evakuimin e të bllokuarve në malin Sinjar, prej më shumë se 1 javë.