Shumica e eurodeputetëve mbështesin Maqedoninë t'i hapë negociatat
Mbrëmë në debatin para votimit të Raportit për Maqedoninë shumica e eurodeputetëve me përjashtim të disa deputetëve nga Greqia dhe Bullgaria...

Mbrëmë në debatin para votimit të Raportit për Maqedoninë shumica e eurodeputetëve me përjashtim të disa deputetëve nga Greqia dhe Bullgaria, bënë thirrje për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE në qershor, por rikujton se vendi duhet të vazhdojë me të njëjtin ritëm të reformës.
Raportuesi Ivo Vajgl, si dhe deputetë të tjerë, theksuan se jo vetëm Maqedonia, por edhe Bashkimi Evropian duhet të përmbushë premtimet e veta në procesin e integrimit në BE.
Ai dhe shumë të tjerë e mirëpritën Marrëveshjen e Prespës dhe bëri thirrje që ajo të përfundojë në Parlament dhe tha se ai beson se negociatat e pranimit në BE do të fillojnë në qershor 2019. Komisari për zgjerim Johanes Han ka theksuar se vendi është kthyer në rrugën euroatlantike dhe ka përshëndetur ndryshimet kushtetuese duke i konsideruar si hap të guximshëm që pret të vazhdojë pa anulim. Nuk janë anashkaluar as porositë deri te Hungaria për ekstradimin e ish kryeministrit Nikolla Gruevski.
Raportuesi Ivo Vajgël ka vlerësuar se azili i miratuar paraqet “përzierje e papranueshme” nga ana e autoriteteve hungareze. Eurodeputeti rumun Viktor Boshtinaru ka deklaruar se është i shqetësuar për rastin me Gruevskin, Hungaria patjetër menjëherë ta kthejë, me këtë Hungaria bën precedent të rrezikshëm ka thënë Boshtinaru.
Ndërkohë eurodeputeti hungarez Laslo Tokes ka deklaruar se Hungaria vazhdon të mbështes zgjerimin drejt Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Maqedoninë. Sipas tij “dhënia e azilit ka qenë konform procedurës ligjore dhe secili do të pajtohet se nevojiten përpjekje shtesë që të mbrohet gjyqësia nga politika”, - ka thënë Tokes.
