Lufta e Jemenit, senati i SHBA-së heq mbështetjen për forcat saudite
Senati i SHBA-ve ka tërhequr mbështetjen amerikane....

Senati i SHBA-ve ka tërhequr mbështetjen amerikane në një koalicion të udhëhequr nga Arabia Saudite që lufton në Jemen.
Kjo vjen si goditje ndaj Presidentit Donald Trump, ku senatorët votuan 63-37 për të marrë një mocion në fund të mbështetjes amerikane. Sekretari i Shtetit Mike Pompeo dhe sekretari i mbrojtjes Jim Mattis i kishin kërkuar Senatorëve të mos e mbështetin mocionin, duke thënë se kjo do të përkeqësonte situatën në Jemen.
Votimi vjen pas vrasjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi, një banor i SHBA, përcjell syri.net. Kritika ndaj Arabisë Saudite janë shtuar qëkurse gaztari i shquar u vra ndërsa vizitoi konsullatën saudite në Stamboll në Turqi më 2 tetor.
Senatorët e SHBA, të cilët u takuan në një sesion të mbyllur për të diskutuar marrëdhëniet me Arabinë Saudite të mërkurën, gjithashtu kritikuan ashpër mosardhjen e drejtorit të CIA-s në seancën e tyre.
