PE sot voton mbi rezolutën për Maqedoninë

29.11.2018 14:07

Parlamenti Evropian sot do të votojë mbi rezolutën për Maqedoninë....

Parlamenti Evropian sot do të votojë mbi rezolutën për Maqedoninë. Në debatin e mbrëmshëm për Maqedoninë, Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian inkurajuan Maqedoninë t’i realizojë ndryshimet kushtetuese dhe reformat  kyçe për eurointegrim. U bëjnë thirrje liderëve politikë që interesat e shtetit t’i vënë mbi të gjitha.

“Në muajt e ardhshëm, IRJM duhet t’i bëjë ndryshimet kushtetuese dhe implementimin e reformave kryesore në anën tjetër. Për të mirën e shoqërisë, mendoj se forcat politike  interesat e vendit duhet t’i vejë mbi të gjitha dhe qëllimin e përbashkët për eurointegrim. Të gjithë duhet ta pranojmë rezultatin e referendumit. Komisioni në çdo rast do t’i përkrah reformat kyçe që t’i fillojë bisedimet dhe për këtë i bën thirrje PE-së t’i dërgojë vendit mesazh të inkurajimit”,- tha Johanes Hahn.

“BE potencon rëndësinë e madhe për përparim të bashkëpunimit me IRJM-në. Reformat janë kyçe dhe ne do të kërkojmë nga liderët politikë të sillen sipas përgjegjësisë së tyre politike”,- tha eurodeputetja, Karoline Eshtadler.

“Bëj thirrje tek politikanët, të jenë bashkë në implementimin e Marrëveshjes së Prespës në këtë shans që mund të ndodh vetëm një herë”,- tha Ivo Vajgel.

Rezoluta që do të votohet sot në PE do të përfshijë edhe kërkesën për ekstradim të ish kryeministrit Gruevski, amendament që sipas paralajmërimeve do të përkrahet nga eurodeputetët socialdemokratë, të gjelbrit dhe nga partia popullore evropiane. (Nermin Mulaki Fejzullahu, TVM2)