Maqedoni

Konfederata e Sindikatave të Lira: rritja e pagave duhet të jetë më e lartë se 5%

29.11.2018 14:51

Konfederata e sindikatave të lira nuk pajtohet me rritjen prej 5% të pagave të parapara me propozim – buxhetin për vitin 2019.

Nga kjo sindikatë kërkojnë paga racionale, respektim të vertikales së punës, sistematizim dhe rrogën e 13.
 
“I ftojmë të gjithë deputetët nga pozita dhe opozita të kenë kuptim  dhe të ulen dhe të shqyrtojnë atë se pagat e sektorit publik kanë arritur në nivel të kategorisë sociale. Nuk pajtohemi me rritjen e rrogës nga shtatori 2019, kjo kërkojmë të ndodh në janar 2019 dhe nuk pajtohemi me përqindjen 5% që parashihet me propozim buxhetin. Vitin e kaluar pat rritje të pagës minimale dhe u desh të bëhet në pajtim me marrëveshjet kolektive dhe kjo nuk ndodhi”,- tha kryetari i Konfederatës së Sindikatave të Lira, Bllagoja Rallpovski.
 
Konfederata gjithashtu nuk pajtohet me transferimin e nëpunësve policorë në sektorin privat. Ndryshimi në Ligjin për nëpunësit publikë, sipas tyre, hapë më tepër mundësi për punësime partiake. 
 
“Ne assesi nuk do të pajtohemi  me transferin nga sektori publik në atë privat dhe ne do t’i kundërvihemi kësaj mase dhe konfederata pret që nëse nuk merren parasysh kërkesa dhe propozimet tona ne do t’i radikalizojmë aktivitetet”,- tha kryetari i Konfederatës së Sindikatave të Lira, Bllagoja Rallpovski.
 
Po ashtu nga Konfederata e Sindikatave të Lira theksojnë se duhet të depolitizohet administrata, kërkesë që është theksuar edhe në raportin e PRIBE-së.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI