Botë
Vazhdohet armëpushimi në rripin e Gazas
14.08.2014 14:38
Në limitet e përfundimit të armëpushimit 3-ditor, negociatorët izraelitë dhe palestinezë njoftohet se kanë rënë dakord për një tjetër armëpushim, këtë herë 5-ditor...

Izat Risheq, një prej udhëheqësve të Hamasit konfirmoi për CNN, duke thënë se armëpushimi do të zgjatet edhe për 5 ditët e ardhshme.
Ndërsa deri tani nuk ka pasur asnjë koment nga përfaqësuesit izraelitë. Në kryeqytetin e Egjiptit janë duke u zhvilluar bisedimet për arritjen e një zgjidhje të konfliktit të përgjakshëm që ka nisur prej më shumë se një muaji në Gaza.
Dje , 5 raketa, të lëshuara nga Gaza, ranë mbi territorin izraelit, por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, miliatnëtët e Hamasit mohuan të kishin qëlluar.
Për armëpushimin e ri u ra dakord rreth një orë para përfundimit të atij ekzistues, i cili skadonte në mesnatë.
