Maqedoni

Qyteti i Shkupit: do të mbillen 40 drunj nga Bit Pazari deri te Mavrovasja

29.11.2018 17:12

Në kuadër të masave për uljen e ndotjes së ajrit, qyteti i Shkupit parasheh edhe rritjen e sipërfaqeve të gjelbra...

Pjesë e kësaj mase është edhe mbjellja e rreth 40 drunjve të rinj në Bulevardin “Kërste Misirkov”, përkatësisht nga Bit Pazari deri tek Qendra tregtare “Mavrovasja”. 
 
“Matjet e deritanishme në stacionin që gjendet në këtë lokacion, në periudhën e kaluarën ka treguar koncentrim të madh të grimcave PM10. Me gjelbërim të kësaj hapësire jemi të bindur se do të ndikojmë në uljen e ndotjes së ajrit në këtë pjesë të qytetit. Njëherit, me mbjelljen e drunjve në këtë hapësirë trotuaret do të çlirohen nga veturat që parkohen. Kemi marrë detyrimin që ta kthejmë gjelbërimin që është humbur nga qeverisja e mëparshme. Po punojmë  në kompensimin e gjelbërimit të humbur në rritjen e parqeve dhe drunjve”,- deklaroi zëdhënësi i Qytetit të Shkupit, Valon Saliu.
 
Në Shkup, në hapësirat në mes të bulevardeve, ka përafërsisht rreth 500 drunj të cilët planifikohet të nxirren dhe në vend të tyre do të mbillen dru të rinj e të shëndoshë, bën të ditur zëdhënësi Saliu. 
 
REJHANE SINANI