Maqedoni
PE miraton rezolutën për Maqedoninë, rekomandohet fillimi i bisedimeve. Rezoluta e PE–së: Hungaria të ekstradojë Gruevskin
29.11.2018 17:46
Me 470 vota “pro”, 116 “kundër” dhe 46 “të përmbajtur”, Parlamenti Europian miratoi rezolutën për Maqedoninë...

Me 470 vota “pro”, 116 “kundër” dhe 46 “të përmbajtur”, Parlamenti Europian miratoi rezolutën për Maqedoninë, me çka sërish rekomandohet fillimi i bisedimeve me BE-në në qershor të vitit 2019.
Përshëndetën përkushtimin e fuqishëm në implementimin e reformave urgjente. Kërkuan të punojnë në çështjet e hapura lidhur me sundimin e ligjit që, sipas tyre, vazhdon të jetë problem. PE votoi edhe pro amendamente për ekstradimin e ish kryeministrin, Nikolla Gruevski, në Maqedoni.
Eurodeputetët e konsideruan veprimin e Hungarisë si akt në përzierjen e punëve të brendshme të Maqedonisë.
Në debatin e mbrëmshëm, institucionet e BE-së u bënë thirrje liderëve politikë të Maqedonisë që interesat e shtetit t’i vënë mbi të gjitha.
“Në muajt e ardhshëm, IRJM duhet t’i bëjë ndryshimet kushtetuese dhe implementimin e reformave kryesore në anën tjetër. Për të mirën e shoqërisë, mendoj se forcat politike interesat e vendit duhet t’i vejë mbi të gjitha dhe qëllimin e përbashkët për eurointegrim. Të gjithë duhet ta pranojmë rezultatin e referendumit. Komisioni në çdo rast do t’i përkrah reformat kyçe që t’i fillojë bisedimet dhe për këtë i bën thirrje PE-së t’i dërgojë vendit mesazh të inkurajimit”,- tha Johanes Hahn.
“BE potencon rëndësinë e madhe për përparim të bashkëpunimit me IRJM-në. Reformat janë kyçe dhe ne do të kërkojmë nga liderët politikë të sillen sipas përgjegjësisë së tyre politike”,- tha eurodeputetja, Karoline Eshtadler.
Integrimi i Maqedonisë në BE do të rrisë stabilitetin në rajon, tha raportuesi për Maqedoninë, Ivo Vajgël, duke qenë i prerë në implementimin e marrëveshjes së Prespës, si kusht paraprak.
“Bëj thirrje tek politikanët, të jenë bashkë në implementimin e Marrëveshjes së Prespës në këtë shans që mund të ndodh vetëm një herë”,- tha Ivo Vajgel.
Edhe BE duhet t’i kryejë premtimet dhënë Maqedonisë, e cila vite me radhë ka pritur prapa portës së BE-së, ka përfunduar raportuesi për Maqedoninë, Ivo Vajgël.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
