Maqedoni

VMRO: Protesta kundër pushtetit, e suksesshme; LSDM: Jehona e vogël ishte mesazh për Mickovskin

29.11.2018 18:05

VMRO-DPMNE e konsideron të suksesshme protestën e një nate më parë para qeverisë...

Sipas opozitës maqedonase, përpjekja e pushtetit për të shitur interesat kombëtare dhe për të nënçmuar maqedonasin nuk ka funksionuar, pasi pjesëmarrja në tubim ka dëshmuar se maqedonasi nuk është indiferent ndaj kësaj qeverisje.
 
“Dje në mbrëmje, përpara Qeverisë, u dëshmua kundërshtimi i fortë dhe rezistenca e përbashkët e maqedonasve, shqiptarëve, turqve, vllehëve, romëve, serbëve dhe boshnjakëve, kundër pushtetit jokompetent dhe kriminal të kësaj qeverie të udhëhequr nga një politikan i falur, i cili në këtë një vit e gjysmë e shtyu Republikën e Maqedonisë në ditët më të errëta",- tha zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski.
 
VMRO fton qytetarët që të bashkohen në, siç thonë, këtë sfidë kombëtare kundër përbuzjes. Mirëpo, LSDM në pushtet, konsideron se pjesëmarrja e vogël e qytetarëve në tubim është mesazh për Mickovskin dhe politikat anti-perëndimore.
 
“I ngecur në formën e fundit të mbrojtjes së krimit të Nikolla Gruevskit, Mickovski ofron vetëm destruktivitet dhe kthim pas. Jehona e vogël në tubimin e mbrëmshëm është porosi e qartë për Mickovskin anti-perëndimor dhe kreun e VMRO-DPMNE-së, se destruktiviteti dhe mbrojta e krimit dhe të zezave që për 11 vjet shkatërruan Maqedoninë kanë dështuar”, – thuhet në kumtesën e LSDM-së, e cila pretendon se gjatë kësaj qeverisje Maqedonia po hapëron para drejt proceseve eurointegruese, ndërsa ekonomia shënon rritje. 
 
SHPËTIM NUREDINI