Botë

Rrëzohet avioni, vdes kandidati presidencial

14.08.2014 14:40

Kandidati brazilian për President, Eduardo Campos, ka ndërruar jetë në moshën 49-vjeçare pas një aksidenti ajror që u shoqërua me rrëzimin e avionit me të cilin udhëtonte...

Lajmi është konfirmuar nga zyrtarë lokalë dhe nga anëtarë të partisë. 
 
Avioni që transportonte Camposin u rrëzua në një zonë rezidenciale në qytetin port të Santosit, në shtetin brazilian të Sao Paulos.
 
Ende nuk është e qartë se sa janë viktimat e tjerë mes pasagjerëve në bord. 
 
Zv/presidenti i Brazilit, Michel Temer, shprehu keqardhjen e tij për vdekjen e Camps, i cili renditej i treti sipas një sondazhi përpara zgjedhjeve që do të mbahen në muajin Tetor.
 
Presidentja braziliane Dilma Rousseff ka anuluar të gjitha aktivitetet e fushatës presidenciale për 3 ditë.
 
Familja e Camposit ka kundërshtuar fuqishëm regjimin ushtarak të Brazilit gjatë viteve 1964-1985. Avioni i Camposit po fluturonte nga Aeroporti “Santos Dumont” i Rio de Janeiros, drejt Aeroportit
 
“Guaruja” jashtë Sao Paulos, kur u përplas për shkak të motit të keq, siç bën të ditur zëdhënsi i Autoritetit të Aviacionit Civil, Pedro Luis Farcic. 
 
Burime lokale thonë se qielli ishte i vrenjtur dhe në momentin e rrëzimit po binte shi. Zjarrfikësit thanë se ishin 10 “viktima” në vendngjarje, por nuk saktësuan nëse ata ishin të vdekur apo të plagosur.