Maqedoni
Këshilli Ministror i Energjetikës, Komuniteti energjetik vlerëson Maqedoninë
29.11.2018 18:17
Në mbledhjen e Këshillit ministror të energjetikës, Maqedonia mori lëvdata nga Komuniteti energjetik për bilancin pozitiv gjatë vitit 2018 në sferën energjetike...

Në mbledhjen e Këshillit ministror të energjetikës, Maqedonia mori lëvdata nga Komuniteti energjetik për bilancin pozitiv gjatë vitit 2018 në sferën energjetike, si dhe mënyrën se si i ka shfrytëzuar burimet në mënyrë racionale për të realizuar reformat e nevojshme.
Komisioni Europian pret përparim të tregut rajonal për gaz dhe rrymë, por dhe në nivel nacional, potencoi drejtoresha për politikë energjetike në Bruksel, Megan Richards. Zëvendëskryeministri Angjushev paralajmëroi investime të reja në sfera të ndryshme të energjetikës.
“Projektet tona energjetike të cilat janë për interkoneksion me vendet e tjera, gjenden në projektet prioritare të komunitetin energjetik. Një ndër projektet është projekti largpërçues nga Manastiri deri në Elbasan, dhe projekti për lidhje të rrjetit të gazit me Greqinë”,- u shpreh zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev.
“Miratuam udhëheqës të politikave gjenerale për qëllimet e 2013 sa i përket efikasitetit energjetik në aspekt të burimeve të ripërtërishme të energjisë, por dhe në aspekt të uljes së ndotjes së ajrit”,- u shpreh ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Lidhja e rrjetit të gazit me Greqinë do të ndikojë në çmimin importues të gazit, sepse Maqedonia paguam çmim të lartë për arsye të monopolit të furnizimit me gaz natyror, u tha në takimin ministror në Shkup.
GAZMEND REXHEPI
