Botë

Anketa: 60% e rumuneve jane per bashkim me Moldavine

29.11.2018 19:47

Rreth gjashtedhjete per qind e rumuneve jane per bashkimin me Republiken e Moldavise, nderkohe qe 27% e kundershtuan...

Rreth gjashtedhjete per qind e rumuneve jane per bashkimin me Republiken e Moldavise, nderkohe qe 27% e kundershtuan, sipas nje sondazhi te Kompanise se sondazheve ”Avangarde”, te publikuar dje.
 
Sipas ”Avangarde”, pyetjes “A jeni personalisht dakord apo jo me bashkimin e Rumanise me Republiken e Moldavise?”, 59 u pergjigjen ”po”, 27% “jo” dhe 14% “nuk e di/nuk dua te pergjigjem”.
 
Po sipas ketij sondazhi, 85% e qytetareve u pergjigjen se ishin krenare qe ishin rumune, tete per qind “jo” dhe shtate per qind “nuk e di/nuk duan te pergjigjen”.
 
Por, si fqinji me i ngushte i Rumanise, 49% e te anketuarve vleresojne se eshte Hungaria, 19% Ukraina, 14% Moldavia, 11% Serbia dhe kater per qind Bullgaria.
 
Sondazhi u realizua ne periudhen 15-17 nentor, me 807 persona dhe me marzhe gabimi 3,2%.