Botë
Poroshenko: NATO te dergoje anije ne detin Azov
29.11.2018 20:00
Presidenti i Ukraines, Petro Poroshenko, i beri thirrje NATO-s qe te dergoje anije ne detin Azov...

Presidenti i Ukraines, Petro Poroshenko, i beri thirrje NATO-s qe te dergoje anije ne detin Azov, per te mbrojtur vendin e tij, pasi Rusia aneksoi tri anije te Ukraines dhe arrestoi ekuipazhin e tyre, te dielen, jashte brigjeve te Krimese.
Ne nje interviste per gazeten gjermane “Bild”, Poroshenko tha se shpreson se shtetet evropiane do te ndermarrin hapa aktive, perfshire rritjen e sanksioneve dhe mbrojtjen ushtarake kunder Rusise.
"Shpresojme se shtetet e NATO-s jane te pergatitura per te derguar anije detare ne detin Azov, per te mbrojtur Ukrainen dhe per te ofruar siguri", tha Poroshenko. Ai tha se presidenti rus, Vladimir Putin, e sheh veten si "perandor", ndersa Ukrainen si "koloni" ruse.
"Gjuha e vetme qe Putin kupton, eshte solidariteti i botes perendimore. Nuk mund t'i pranojme politikat agresive te Rusise. Fillimisht ka qene Krimeja, pastaj Ukraina lindore, tani e do detin Azov", tha Poroshenko.
Deti Azov eshte uji qe ndan Gadishullin e Krimese - te cilin Rusia e ka aneksuar ilegalisht ne vitin 2014 - nga tokat e Ukraines dhe Rusise. Rusia ka ndertuar ure mbi Ngushticen Kerc, per te lidhur Krimene me territorin e saj.
Ngushtica e Kercit eshte rruga e vetme per anijet qe udhetojne midis detit Azov, ku Ukraina ka disa porte, dhe Detit te Zi, qe zakonisht patrullohet nga NATO.
Ukraina eshte partnere e NATO-s, por jo anetare e aleances ushtarake. Me heret, NATO e ka bere te qarte se "qendron me Ukrainen" dhe i ka bere thirrje Rusise qe te liroje anijet dhe detaret ukrainas.
Rusia ka thene se anijet e Ukraines kane hyre ilegalisht ne ujerat e saj, ndersa Putin ka deklaruar se autoritetet ukrainase kane "provokuar" qellimisht.
