Botë

Ndryshimet klimatike - "kercenimi me i madh shendetesor" i shekullit

29.11.2018 20:19

Rritja e nxehtesise dhe moti i eger nga ndryshimet klimatike jane “kercenimi me i madh shendetesor i shekullit 21”, thone zyrtaret mjekesore...

Ne nje raport te publikuar ne revisten nderkombetare mjekesore The Lancet, shkencetaret dhe ekspertet shendetesore thone se ndikimet e ndryshimeve klimatike - nga valet e nxehtesise deri te stuhite dhe nga permbytjet deri te zjarret - jane rritur dhe kercenojne te godasin sistemet shendetesore.
 
“Stuhite dhe permbytjet jo vetem qe shkaktojne plage direkte, por mund te mbyllin spitale, te nxisin shperthime te semundjeve dhe te prodhojne probleme te vazhdueshme te shendetit mendor”, tha Nick Watts, drejtor ekzekutiv ne Lancet Countdown, nje program vjetor qe percjell lidhjet midis shendetit publik dhe ndryshimeve klimatike.
 
Zjarret, ne menyre te ngjashme, plagosin njerez, por gjithashtu rrisin ndjeshem ndotjen e ajrit ne zona te gjera.
 
Zjarret e fundit ne Kaliforni, te nxitura nga thatesirat, kane kushtuar me shume se 80 jete njerezush, por kane ndotur edhe ajrin deri ne lindje te Masacusetsit, tha Gina McCarthy, ish-udheheqese e Agjencise se Mbrojtjes se Mjedisit ne SHBA, tani ne shkollen publike shendetesore te Universitetit te Harvardit.
 
Raporti ne Lancet, i hartuar nga mjeke, akademike dhe eksperte te politikave nga 27 organizata ne gjithe boten, ben thirrje per veprim te shpejte, per te frenuar ndryshimet klimatike dhe per te pergatitur sisteme shendetesore globale per sfidat ne rritje./evropaelire