Botë
Uashington: Vdes azilkerkuesi rus, disa dite para deportimit
29.11.2018 20:35
Ambasada e Rusise ne Shtetet e Bashkuara tha se eshte duke shikuar ne rrethanat e vdekjes te nje qytetari rus...

Ambasada e Rusise ne Shtetet e Bashkuara tha se eshte duke shikuar ne rrethanat e vdekjes te nje qytetari rus i cili vdiq ne qendren e paraburgimit te migranteve ne Uashington.
Ambasada leshoi nje deklarate ne faqen e saj ne Facebook me 29 nentor, tre dite pasi agjensia e migracionit tha se 40 vjecari Mergensana Amar ka nderruar jete me 24 nentor.
Ne deklarate thuhej se Amar, i cili ka hyre ne Shtetet e Bashkuara dhjetorin e kaluar, tentoi te vetevritet ne nje qender mjekesore ne qytetain Tacoma nente dite me pare.
Ai duhej te deportohej kete muaj.
Aktivistet e te drejtave te njeriut, qe mbikeqyrin qendren e paraburgimit ku u mbajt Amar, thane se ai ishte ne nje greve urie thuajse tre mujore per te protestuar ndaj kushteve te paraburgimit te tij./evropaelire
