Kuvend, takimi i dytë i trupit për pajtim, i ftuar edhe Zaevi
Grupi interpartiak parlamentar për integrim, reforma dhe pajtim...

Grupi interpartiak parlamentar për integrim, reforma dhe pajtim, sot duhet të mbajë takimin e dytë, ku i ftuar është edhe kryeministri, Zoran Zaev, për të shpjeguar pikëpamjet e tij. Zaev pritet ta shpalosë draft-ligjin për pajtim.
Burime nga trupi koordinues i Kuvendit bëjnë të ditur se çështja e faljes dhe pajtimit do të përfshihet në një ligj të vetëm. Drafti do të përpunohet mes deputetëve, të cilët do të jenë pjesë e nëngrupit për pajtim.
Në mbledhjen konstituive të trupit për pajtim dhe integrim, u vendos që trupi të ndahet në nëngrupin për pajtim, nëngrupin për integrim dhe nëngrupin për reforma. Bashkë-kryesueset e trupit për pajtim deklaruan se nuk kanë për qëllim të ndikojnë në pavarësinë e gjyqësorit, por thjeshtë t’i referohet zbatimi i ligjit në përpikëri dhe matja e duhur e dënimeve.
Të akuzuarat për ndërhyrje në procedurë gjyqësore, Emilja Aleksandrova dhe Frosina Remenski, u mbron me faktin që Kuvendi është institucioni i cili sjell ligje për të gjithë.
Aktualisht, VMRO-DPMNE nuk merr pjesë në mbledhjet e trupit për pajtim. Kreu i kësaj partie, Hristijan Mickoski, paralajmëroi se subjekti i tij do të mbështet zgjidhje ligjore për ngjarjet e 27 prillit, në rast se propozimet janë në përputhje me qëndrimet e opozitës dhe nuk synojnë drejtësi selektive.
