Paraburgimi i Mijallkovit, avokatët kërkojnë heqjen e paraburgimit

30.11.2018 13:42

Gjykata e Apelit pritet të vendos mbi ankesat e avokateve të ish drejtorit te DSK-së, Sasho Mijallkov.....

Gjykata e Apelit pritet të vendos mbi ankesat e avokateve të ish drejtorit te DSK-së, Sasho Mijallkov, lidhur me paraburgimin e tij.

Pala mbrojtëse në ankesë konsideron se Mijallkov nuk duhet të qëndrojë në paraburgim, sepse, sipas tyre, ai gjatë gjithë proceseve gjyqësore ndaj tij është sjellë konform kërkesave të gjykatës, ka qenë i rregullt sa herë që i është dashur organeve të hetuesisë, andaj kërkojnë që të njëjtit t’i hiqet masa e paraburgimit.

Dje, për herë të parë, Mijallkov doli nga burgu i Shutkës për të marrë pjesë në seancën gjyqësore për lëndën “Thesari”.

Prania e tij në gjykatë u bë nën masa të rrepta sigurie dhe me numër të shtuar të policisë, ndërsa u sigurua me dy pjesëtarë të njësitit special  edhe salla e gjykatës ku po gjykohej Mijallkov.

Pala mbrojtëse hedh poshtë pretendimet e Prokurorisë Speciale, se Mijalkov posedon 11 milionë euro në dy llogari, edhe pse ata ishin në emra të dy personave të tjerë.

Avokatët gjithashtu mohojnë se ai ka lidhje me derdhjen e këtyre parave në llogari në Monako, që ishte një indikacion për PSP-në, se Mijalkov ishte duke u përgatitur për arratisje, dhe gjykata më pas kishte urdhëruar 30 ditë paraburgim.