Ekonomi

Thirrje publike për mjete IPARD 2, mjete me vlerë prej 13,2 milion euro

30.11.2018 16:05

Kompanitë dhe korporatat bujqësore deri më 14 janar të vitit 2019, do të mund të aplikojnë në thirrje publike të programit IPARD 2...

Për këtë thirrje publike janë ndarë mjete me vlerë prej 13.2 milionë euro dhe fondet mund të përdoren për të ndërtuar objekte të reja ose  modernizimin e kapaciteteve aktuale të përpunimit.  
 
“Shfrytëzimi efikas i parave nga programi IPARD do të thotë modernizim dhe rritje të konkurrencës së bujqësisë në vend. Vetëm nga thirrja e parë nga programi IPARD 2 u nënshkruan 940 kontrata me vlerë prej 18 milionë euro, që është më shumë se e gjithë periudha e programit IPARD 1”,- tha ministri i bujqësisë, Lupço Nikollovski.
 
Drejtori i Agjencisë për pagesa, Nikollçe Babovski, informoi se për masat e treta nga programi i IPARD 2 mund të aplikojnë të gjithë të interesuarit, si kompanitë e vogla dhe ato të mesme, ndërsa mjetet do të mund t’i tërheqin pas mbarimit të investimeve.  
 
“Me këto mas vërtetojmë se jemi përqendruar fuqishëm në zhvillimin e kapaciteteve përpunuese në agrosektorin. Vetëm me zhvillimin e fermave bujqësore në vend mund të arrijmë rritje të eksportit të produkteve vendore”,- tha drejtori i Agjencionit për pagesa, Nikollçe Babovski.
 
75% e fondeve do të sigurohen nga Instrumenti për ndihmë paraqasëse për zhvillimin rural të IPARD fondeve 2014-2020 të BE-së dhe 25% e fondeve do të financohen nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë. 
 
REJHANE BUSHI METAJ