Ekonomi
Zhvillimi i industrisë së verërave, Bekteshi: tërheqim turistët e huaj
30.11.2018 16:23
Ministria e Ekonomisë do të angazhohet që në bashkëpunim me prodhuesit e verërave si dhe me pushtetin lokal të zhvillojë industrinë e verërave...

Ministria e Ekonomisë do të angazhohet që në bashkëpunim me prodhuesit e verërave si dhe me pushtetin lokal të zhvillojë industrinë e verërave, me qëllim të tërheqjes së vizitorëve të huaj, tha ministri, Kreshnik Bekteshi, në konferencën kushtuar sfidave dhe mundësive për zhvillimin e turizmit të verës.
“Ne si ministri e ekonomisë jemi të përcaktuar që së bashku me të gjithë aktorët në treg, përfshirë këtu edhe prodhuesit e verërave, por njëkohësisht edhe me pushtetin lokal, të bashkëpunojmë e të bëjmë një ofertë sa më të mirë, që ky numër, sa i përket turistëve të cilët janë të interesuar për verë, të rritet në Republikën e Maqedonisë dhe këtu marrë parasysh të dhënat e fundit që Republika e Maqedonisë ka rritje të numrit të turistëve në kontinuitet”,- tha ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
ZEKIRIJA MEXHITI
