Propozim buxheti për 2019-n, Zendeli: Hetime financiare para përfundimit të teatrit
Investimet në kulturë, bllok dotacionet për komunat shqiptare, arsimi dhe mbrojtja sociale....

Investimet në kulturë, bllok dotacionet për komunat shqiptare, arsimi dhe mbrojtja sociale përplasën Besën opozitare dhe BDI-në.
Fadil Zendeli tha se me propozim buxhetin e vitit 2019 vetëm 1% nga dotacionet për kulturë shkojnë në komunat ku ka shumicë shqiptare, ndërkaq pa u zbardhur keqpërdorimet financiare në ndërtimin e Tetarit Kombëtar në Shkup, planifikohen të ndahen 50 milion denarë.
“Të pastrohet një dilemë: a ka keqpërdorime ose nuk ka, për shkak se vite të tëra shtyhet ndërtimi apo rindërtimi i këtij teatri, flitet për keqpërdorime të mjeteve financiare dhe në esencë vijmë këtu dhe duhet të japim komplimente se sivjet ia arritëm brenda buxhetit të rrumbullakojmë këtë çështje”,- tha Fadil Zendeli nga Lëvizja Besa.
ISMAILI: MBËSHTESIM PROJEKSIONIN, PËRFSHIRË EDHE TEATRIN
Rexhail Ismaili tha se BDI mbështet projeksionin e buxhetit të ardhshëm, përfshirë këtu edhe mjetet që ndahen për teatrin.
“Kemi thënë se të gjitha institucionet le të revidojnë punët ku janë kuadër i BDI-së. Këtë vit do të përfundojnë punimet në teatrin e Shkupit dhe pjesa e pagesës së punëve që do të përfundojnë këtë vit mbetet për t’u paguar në vitin e ardhshëm”,- tha Rexhail Ismaili nga BDI.
FINANCIMI I KULTURËS PËRPLASI VMRO-NË DHE TEVDOVSKIN
Investimet në kulturë përplasën VMRO-në me ministrin e financave, Dragan Tevdovski.
“Buxheti i sivjetmë i Ministrisë së Kulturës nuk bazohet në strategjinë nacionale për zhvillimin e kulturës të cilën shumica parlamentare e miratoi dhe e cila sipas logjikës do të duhej të paraqiste udhëheqës për përpilimin e buxhetit”,- u shpreh Magdalena Manaskova nga VMRO-DPMNE.
“Për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, nëse bëjmë krahasim me buxhetin paraprak, mjetet janë rritur në 415 milion denarë”,- tha ministri i financave, Dragan Tevdovski.
Të ardhurat e përgjithshme në buxhetin e 2019-s janë projektuar në 210,8 miliard denarë, ndërkaq shpenzimet në 228,5 miliard denarë. Rritja e GDP-së parashikohet në 3.2 %, ndërkaq shkalla e inflacionit në 2%. (Meral Ismaili, TVM2)
|
PROJEKT BUXHETI PËR VITIN 2019-të |
||||||||
|
