Dita Botërore e luftës kundër HIV-it, ISHP: Këtë vit 41 raste të reja, 3 kanë vdekur
Në vitin 2018, në vendin tonë janë regjistruar 41 raste të reja të HIV-it....

Në vitin 2018, në vendin tonë janë regjistruar 41 raste të reja të HIV-it të gjinisë mashkullore, prej të cilëve tre kanë përfunduar me vdekje, njoftuan nga IShP, në Ditën botërore të luftës kundër HIV-it.
Mosha më e prekur nga kjo sëmundje kategorizohen nga 20-50. Nga rastet e regjistruara, 339 janë meshkuj dhe 54 femra.
“Sipas metodës së transmetimit, 78% e rasteve ishin meshkujt që kishin marrëdhënie seksuale me të njëjtën gjini, 7 njerëz raportuan një mënyrë heteroseksuale të transmetimit dhe për një person mënyra e transmetimit është e panjohur”,- tha Vlladimir Mikiq nga IShP.
Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, thotë se vendi ka një bashkëpunim të mirë ndërinstitucional për t’u përballur me këtë problematikë.
“Maqedonia këtë vit është njohur jo vetëm në rajon, por edhe në nivel global, si një shembull i një partneriteti të suksesshëm midis institucioneve qeveritare dhe shoqërisë civile në ballafaqimin e çështjes komplekse, siç është infeksioni HIV dhe siç rekomandohet nga Kombet e Bashkuara. Vazhdojmë të punojmë për të përmirësuar aspekte të tjera të infektimit me HIV. Ftoj qytetarët për t’u testuar, duke pasur parasysh se testimi është vullnetar dhe falas në Klinikën për sëmundje infektive”,- tha ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.
Terapia antiretrovirale që është e domosdoshme për shërimin me HIV infektimin, është pa pagesë për çdo pacient në Klinikën për sëmundje infektive, tha drejtoresha e Klinikës për sëmundje infektive, Milena Stevanoviq.
“Për trajtimin e suksesshëm të HIV-it, përveç detektimit të hershëm të sëmundjes dhe fillimin e terapisë, rëndësi të madhe ka edhe qasja deri tek barnat dhe marrja e tyre në kohë. Është arritur sukses me këtë terapi”,- theksoi drejtoresha e Klinikës për sëmundje infektive, Milena Stevanoviq.
Këtë vit janë siguruar 37 milion denarë për terapi antiretrovirale dhe 52 milion denarë për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të infektimit me HIV. (Vlora Latifi Topojani, TVM2)
