Maqedoni
Gjykimi për ndodhitë e “27 prillit”, vazhdon procedura dëshmuese; Prokurorja publike Ristovska: dëshmitë për Abdylfeta Alimin nuk do të tërhiqen
30.11.2018 17:22
Gjykimi për ndodhitë e “27 prillit” vazhdoi me procedurë dëshmuese dhe dëshmitë e të akuzuarit, Abdylfeta Alimi...

Gjykimi për ndodhitë e “27 prillit” vazhdoi me procedurë dëshmuese dhe dëshmitë e të akuzuarit, Abdylfeta Alimi, i punësuar si sigurim në Kuvend.
Avokati mbrojtës i Abdylfeta Alimit, Donço Nakov, theksoi se i tërheq dëshmitë për të akuzuarin, sepse videot ndërlidhen me ato të Prokurorisë.
Ndaj këtij propozimi reagoi prokurorja publike, Villma Ruskovska, e cila nuk u pajtua për tërheqjen e dëshmive, duke vlerësuar se ka momente të rëndësishme në video-xhirimin e pres qendrës në Kuvend.
Nuk pajtohem me tërheqjen e CD-ve me dëshmitë për Alimin, apo xhirimin lidhur me pres qendrën.
Duke kontrolluar videot tjera, gjetëm xhirim në të cilin i akuzuari është pa maskë, të cilin prokuroria nuk ka mundur ta gjejë. Xhirimet duhet të lëshohen, tha Ruskovska.
Seanca vazhdoi me xhirimet nga pres qendra në Kuvend. Në videot shihet se si i akuzuari, Abdylfeta Alimi, së bashku me kolegë tjerë të sigurimit në Kuvend, mundohet ta qetësojnë situatën.
Dëshmitë vazhduan edhe me nëpunësen e Kuvendit, Svetllana Naumovska, e cila dëshmoi se persona nën ndikim të alkoolit janë munduar të hyjnë në zyrën e Trajko Veljanovskit.
Sipas saj, një person me ton të lartë kërcënues e shtyu të akuzuarën, Elena Docevskan, dhe e hapi derën, duke kërkuar që duhet të shohë se ku shkojnë paratë e tij.
Tre nga të akuzuarit në Gjykatën e Apelit kërkuan shfuqizim të paraburgimit.
Në seancën e mëhershme dëshmi para Gjykatës dhanë edhe të akuzuarit, Goran Gjoshevski, Trajko Veljanovski, Munir Pepic, ndërsa dëshmoi edhe deputeti, Vllatko Gjorçev.
FLUTURA LATIFI
