Botë
May i refuzon alternativat per marreveshjen per Brexit
30.11.2018 20:37
Kryeministrja britanike, Theresa May, i refuzoi alternativat per marreveshjen e saj per Brexit...

Kryeministrja britanike, Theresa May, i refuzoi alternativat per marreveshjen e saj per Brexit, apo daljen e Britanise nga Bashkimi Evropian, duke iu bere thirrje ligjvenesve qe te mendojne per pasojat nese votojne kunder.
May e hodhi poshte marreveshjen e stilit te Norvegjise me BE-ne - nje ide kjo e disa ligjvenesve te partise se saj Tory.
Norvegjia eshte pjese e tregut te perbashket te BE-se, por nuk eshte pjese e bashkimit doganor.
May tha se ideja eshte e papranueshme, pasi liria e levizjes do te vazhdonte.
Deputetet laburiste thone se mund te arrihet nje marreveshje me e mire, por kryeminisrja tha se ata nuk kane sjelle ndonje alternative te duhur.
Duke kercenuar se do ta kundershtojne marreveshjen gjate votimit ne Parlament me 11 dhjetor, May tha se laburistet e mbeshtesin Brexit-in pa marreveshje.
Britania duhet te dale nga BE-ja ne fund te marsit 2019.
Britaniket kane vendosur per Brexit ne nje referendum me 2016.
Institucionet financiare kane paralajmeruar se nese Brexit-i ndodh pa marreveshje mbi kushtet e divorcit, Britania do te perballet me renie te madhe ekonomike./evropaelire
