Botë

Trump mbron lidhjet e biznesit me Rusine

30.11.2018 21:11

Donald Trump i ka dale ne mbrojtje marreveshjeve te biznesit qe ka pasur me Rusine perpara se te behej president...

Donald Trump i ka dale ne mbrojtje marreveshjeve te biznesit qe ka pasur me Rusine perpara se te behej president, duke e quajtur serish hetimin aktual te kryesuar nga prokurori special Mueller si nje “gjueti shtrigash”.
 
Nje dite me pare, te enjten, ish-avokati i tij Cohen pranoi te kete genjyer Kongresin mbi nje marreveshje pronash qe Trump po planifikonte te arrinte ne ne Moske. Por, ne nje seri “cicerimash” ne rrjetin social “Twitter”, Trump tha se marreveshjet kane qene “tejet te ligjshme”, edhe pse nuk hodhi asnje lek me pas e braktisi projektin.
 
Robert Mueller po heton prej kohesh rolin e Rusise ne zgjedhjet amerikane te vitit 2016, e madje edhe nese Trump ka bashkepunuar me ruset apo jo. Ende asnje prove e pakundershtueshme per nje bashkepunim mes drejtuesve te fushates se Trumpit dhe Kremlinit nuk ka dale ne drite, e per kete arsye presidenti vazhdon te kercenoje kunder hetimit ne fjale.
 
Shefi i Shtepise se Bardhe ndodhet aktualisht ne Argjentine, ku po merr pjese ne punimet e samitit te G20-s, ndersa nje dite me pare anuloi nje takim me presidentin rus, Vladimir Putin, duke cituar rrembimin e 3 anijeve ukrainase dhe ekuipazheve te tyre si justifikim.
 
Presidenti ka vijuar mbrojtjen qe nisi qe prej se enjtes, kur ish-avokati i tij Michael Cohen pranoi perpara gjykates fajin se kishte mashtruar perpara Kongresit. Cohen tha se kishte leshuar nje deklarate te shkruar false mbi planin e Organizates “Trump” per te ndertuar nje qiellgervishtese ne kryeqytetin rus.
 
E thene me thjesht, Cohen pranoi se negociatat mbi ate projekt kishin vazhduar deri vone gjate vitit 2016, vit zgjedhor per Ameriken ai, e me pas i kkishte thene Kongresit se kontaktet e tij me Trumpin kishin qene shume me te thella.
 
“Oh, e kuptoj. Une jam nje sipermarres shume i mire, qe e jetoj i lumtur jeten time, sa here qe shoh vendin tim te shkoje ne drejtimin e gabuar (ta themi butesisht). E perkunder te gjitha parashikimeve, une vendosa te garoj per president dhe te vazhdoj te drejtor biznesin tim…tejet ligjor dhe shume i qete fola mbi te gjate fushates zgjedhore. Shqyrtova me kujdes te ndertoja nje godine diku ne Rusi, nuk investova asnje lek, nuk dhashe asnje garanci dhe nuk e realizova projektin. Kjo eshte gjueti shtrigash”, shkroi Trump kete te premte.
 
Nje dite me pare, Trump e kishte quajtur Cohenin nje “person te dobet dhe aspak te zgjuar”./Top Channel