Botë
Kosovë, sot vendimi për të arrestuarit
14.08.2014 14:57
Gjykata e Kosovës, as të mërkurën nuk ka mundur të vendosë që të 40 të arrestuarve për terrorizëm, t’ua caktojë masën e paraburgimit ose jo...

Një gjë e tillë pritet që të ndodhë sot.
Prokurori special, Blerim Isufaj, ka kërkuar paraburgim prej 30 ditësh për të gjithë të arrestuarit.
“Nuk është provuar me asnjë provë se të arrestuarit i kanë kryer veprat të cilat përshkruhen në aktvendim dhe në kërkesë të Prokurorit. Në 22 faqe për fillim të hetimeve, janë vetëm shtatë faqe”, thonë avokatët mbrojtës të të arrestuarve.
Sipas tyre, deri të martën askush nuk ka sjellë asnjë provë, të paktën as nuk është përshkruar lista e provave që Prokuroria posedon. 40 të arrestuarit janë ende në arrest, pasi që të martën ata u morën në pyetje, por Gjykata vetëm ua ka vazhduar masën e arrestit.
Përveç këtyre, Policia po i kërkon edhe 17 persona të tjerë që gjenden në arrati. Por, nuk janë vetëm të arrestuarit ata që po kërkohen nga Prokuroria. Lista e të dyshuarve është shtuar edhe më shumë.
