Maqedoni

Zaev: Paisjet për përgjim në prokurori të instaluara në periushën e regjimit

01.12.2018 12:25

Kryeminsitri Zoran Zaev e ka bërë përgjegjëse qeverinë e kaluar për përgjimet në Prokurori....

Zaev tha se qeveria që drejton ai mbetet e përkushtuar në luftën për shtetin juridik dhe luftën kundër krimit që ishte instaluar nga periudha e regjimit e që po zvarritet vazhdimisht deri më tani.
 
“Sa jam i informuar është ndjekur komunikimi intern i njerëzve brenda institucionit, i prokurorëve, hetuesve dhe të gjithve që punojnë. Kjo është edhe një konfirmim që paraqet atë se sa është dëmtuar Maqedonia, sa është me rëndësi ta kthejmë sistemin juridik në vend, sa është me rëndësi lufta kundër korrupcionit dhe lufta kundër të kriminalitetit nëRepublikën e Maqedonisë. I inkurajoj institucionet të vazhdojnë me deklarata dhe hetime të këtilla të guximshme derisa nuk bëhemi shtet normal. Mbetemi luftëtar serioz për shtetin juridik, luftën kundër krimit dhe tër asaj që po ndodh në Maqedoni nga periudha e regjimit që po zvarritet vazhdimisht deri më tani. Askush nuk mund të thot se deri ku ka arritur i ashtuquajturi veshi i madh, në aspiratën për të ndjekur gjithçka në Maqedoni. Organet hetimore janë të detyruara ti japin të gjitha përgjigjet para qytetarëve. Kur janë montuar paisjet e reja për komunikim të brendëshëm janë montuar edhe paisje të këtiulla për audio inçizim. Diku ishin vënë në përdorim, diku jo. Këtë e di që nga periudha e ndryshimit të udhëheqësve nëpër institucione ku është konstatuar diçka e tillë dhe menjëher është paraqitur, hetimet kanë filluar dhe detajet mund ti japin organet hetimore. Për mua është me rëndësi të bëjmë një prerje të qartë se ajo është bërë në vitin 2016”, tha Zaev.