Botë

Paris, përleshje mes policisë dhe protestuesve

01.12.2018 13:05

Në kryeqendrën franceze në Parish vazhdojnë protestat kundër rritjes së çmimit të karburantit...

Policia franceze përdori gaz lotsjellës, dhe pompat e ujit për të shpërndarë protestuesit e mbledhur në sheshin e Triumfit në Paris. Protestuesit u përgjigjën duke hedhur gurë ndaj oficerëve të policisë të cilët u tërhoqën. Disa qindra protestues u ulën për të kënduar himnin kombëtar të Francës dhe bënë thirrje për dorëheqjen e presidentit Macron.
 
Policia njoftoi se ka arrestuar rreth 24 persona, ndërsa shpreh shqetësimin se grupe të dhunshme të ekstremit të djathtë dhe të majtë po infiltronin në lëvizjen e koduar “xhaketa e verdhë”. Protestat filluan më 17 nëntor për shkak të pakënaqësive në rritje për rritjen e taksave të karburantit dhe koston e lartë të jetesës, si dhe udhëheqjen e presidentit francez Emmanuel Macron.
 
Presideti Macroni ka mbrojtur vendimin për rritjen e taksës së karburantit si të nevojshëm për të zvogëluar varësinë e Francës nga lëndët djegëse fosile dhe premtoi të krijojë plane të reja për ta bërë më të lehtë tranzicionin e çmimit të energjisë.