Botë
Siri, kapet një zyrtar i lartë i ISIS-it
01.12.2018 13:34
Luftëtarët e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara në Siri kanë zënë një zyrtar të lartë të grupit militant, Shteti Islamik...

Luftëtarët e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara në Siri kanë zënë një zyrtar të lartë të grupit militant, Shteti Islamik, i cili ka shërbyer si ndihmës i “kalifit” Abu Bakr al-Baghdadi.
Forcat Demokratike Siriane, aleancë e milicisë së drejtuar nga kurdët, që zotëron një çerek të Sirisë në lindje të Eufratit, ka thënë të ketë ndalur ndihmësin Osama al-Awaid javën e kaluar, është thënë në një deklaratë. Luftëtarët e këtij grupi kanë tentuar në javët e fundit, që përmes sulmeve ajrore, me përkrahjen e SHBA-së, të marrin kontrollin e zonës së fundit që kontrollojnë ekstremistët e IS-it.
Ata kanë zënë Awaid në një operacion të veçantë, në një fshat në lindje të Sirisë, duke shtuar në deklaratë se ai ka qenë zyrtar i lartë i IS-it në Siri. Më shumë se një vit pasi që është shkatërruar edhe fizikisht “kalifati” i IS-it në Siri dhe Irak, ende nuk dihet për fatin e liderit të këtij grupi, Abu Bakr al-Baghdadi.Pavarësisht humbjes së territorit, ky grup ka qenë në gjendje të nisë sulme guerile në zonat e kontrolluara nga Qeveria siriane dhe ajo irakiane.
