Maqedoni

Përleshje me armë në mes të Tetovës

01.12.2018 14:05

Në bulevardin’’ Iliria", në Tetovë, mbër ka pasur të shtëna armësh ku si pasojë dëmtuar...

Në bulevardin’’ Iliria", në Tetovë, mbër ka pasur të shtëna armësh ku si pasojë dëmtuar lokalet përreth dhe disa makina  të parkuara në bulevard, por nuk ka pasur dëmtime në njërëz. E gjitha kjo ngjarje ka ardhur pas zënkave që kanë pasur dy grupet që paraprakisht kanë qnënë në kazino, njofton zëdhënësi i SPB-Tetovë, Fatmir Rexhepi.
 
"Pjesëtarët e policisë, menjëherë kanë dalur në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar se, pas një zënke paraprake në kazino, ndërmjetë personit me iniciale H.M. 34 vjeç, në njërën anë, D.M. 43 vjeç nga fshati Llacë, dhe B.D. 43 vjeç nga Tetova në anën tjetër, ku të njëjtit më pas kanë dalur jashtë në rrugë, dhe kanë shtënë me armë zjarri, por gjatë të shtënave nuk ka pasur persona të lënduar. Hetime në vendin e ngjarjes, kanë kryer Prokurori publik nga Prokuroria themelore Tetovë, dhe ekipi nga Sektori për punë të brendshme Tetovë", njoftoi Rexhepi.
 
Qytetarët e Tetovës shprehen se këto raste ndikojnë që ata të mës ndjehen të sigurt.
 
"Nuk ka siguri të popullit. Kemi frikë që edhe fëmijët kur na dalin jashtë mund të vinë të plagosur por edhe të vrarë. Duhet të largohen kaziont, ato sjellin punë shumë të këqija, mirëpo dikush ka llogari dhe i përmban ato"....
 
"Siguri nuk ka si shteti dhe nuk ndjehemi i lirë. Një shtet që të funksionoj duhet të siguroj qytetarin të ndihet i lirë", thanë qytearët.
 
Lidhur me këtë incident policia ka arrestuar tre persona përkatësisht personat me iniciale B.D. , D.M. dhe R.Xh, ndërsa në kërkim janë edhe disa persona tjerë. Policia e Tetovës thot se po punon  për zbardhjen e plotë të rastit.
 
VISAR SADIKI