Maqedoni

Prokuroria Publike: Përgjime mund të jenë kryer që nga viti 2013

01.12.2018 14:31

Egzistojnë indikacione se përgjimet e bisedave telefonike në ndërtesën e Prokurorisë Publike...

Egzistojnë indikacione se përgjimet e bisedave telefonike në ndërtesën e Prokurorisë Publike kanë nisur që nga viti 20013, përkatësisht që nga instalimi i paisjeve për komunikim të brendëshëm. Nga prokuroria publike thonë se marr parasyshë edhe interesimin e opinionit për këtë rast me seriozitet të lartë po kontrollohen të gjitha aspektet. 
 
“Procedura para hetimore është hapur menjëher pas marrjes së informacioneve se bisedat telefonike në ndërtesën e prokurorisë publike janë regjistruar. Edhepse të dhënat e gjetura me biseda të përgjuara në dy hard disqet e centralit të telefonit datojnë prjej 30.09.2016, egzistojnë indikacione që tregojnë se regjistrimi ka zgjatur që nga furnizimi dhe instalimi i paisjeve, përkatësisht nga viti 2013. Në këtë drejtim po kontrollohet nëse matrialet e regjistruara janë shlyer ose janë bartur në paisje tjetër”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Publike. 
 
Informacionet fillestare të procedures para hetimore flasin se regjistrimi i bisedave është bërë në dy hard disqe nga centrali i telefonit në objektin e ri ku janë vendosur Prokuroria Themelore -Shkup, Prokuroria e lartë-Shkup dhe Prokuroria Publike e Maqedonisë.
 
Në kaudër të procedures po kryhen kontrolle edhe të dokumentacionit të tenderimit për furnizim me këtë paisje dhe autorizimet e përdorimit. Poashtu nga prokuroria publike thonë se po punohet edhe në kontrollin e sisteme të njejta ose të ngjashme për përgjim janë vendosur edhe në objektet e institucioneve tjera të sistemit të drejtësisë.
 
Lidhur me këtë skandal ka Kryeminsitri Zoran Zaev e ka bërë përgjegjëse qeverinë e kaluar. Askush nuk mund të thot se deri ku ka arritur i ashtuquajturi veshi i madh, në aspiratën e ish regjimit për të ndjekur gjithçka në Maqedoni.
 
"Askush nuk mund të thot se deri ku ka arritur i ashtuquajturi veshi i madh, në aspiratën për të ndjekur gjithçka në Maqedoni. Organet hetimore janë të detyruara ti japin të gjitha përgjigjet para qytetarëve. Kur janë montuar paisjet e reja për komunikim të brendëshëm janë montuar edhe paisje të këtiulla për audio inçizim. Diku ishin vënë në përdorim, diku jo. Këtë e di që nga periudha e ndryshimit të udhëheqësve nëpër institucione ku është konstatuar diçka e tillë dhe menjëher është paraqitur, hetimet kanë filluar dhe detajet mund ti japin organet hetimore. Për mua është me rëndësi të bëjmë një prerje të qartë se ajo është bërë në vitin 2016", tha Zaev.
 
Edhe nga partia e kryeminsitrit LSDM, kanë deklaruar se pikërisht VMRO-DPMNE, partia me skandalin më të madh të përgjimeve në historinë e Evropës, në kohën e së cilës janë montuar paisje nëpër institucione janë përgjegjëse për përgjimiet edhe në Prokurori. Sipas LSDM-së VMRO pa sukses po mundohet të akuzojë se dikush tjetër po përgjon. 
 
Por kreu I VMRO-së Hristian Mickovski në një postim të tij në rrjetet sociale ka theksuar se kryeminsitri Zaev ka vrapuar ta bart përgjegjësinë. Mos ndodhta Zaev i dinte vendimet gjyqësore para kohe për shkak të përgjimeve? ka pyetur Mickovski. 
 
“Dje u publikua një lajm skandaloz. Prokuroria dhe gjyqësori të përgjuara. Kjo do të thot se pikërisht diku dikush që sot është pushtet ka dërguar porosi, gjykatësit dhe prokurorët i kanë në dorë, me biseda të përgjuara, të shantazhuar, u duhen të nënshtruar ndaj urdhrave politik, derisa drejtësia po anashkalohet”, thekson lideri opoyitar Mickovski. 
 
Ai më tej konstaton se nëse përgjimet kanë ndodhur në vitin 2016, nga 2 shtatori vitit 2016 minsitër i punëve të brendëshme është Oliver Spasovskinga LSDM, asokohe si minister i qeverisë teknike prandaj nëse ka pasur përgjime përgjegjësia i takon atij. 
 
SEDAT SELIMI