Maqedoni

Nxënësit protesta para qeverisë, kërkuan masa për ajër të pastërt

01.12.2018 15:10

Nxënës të shkollave të mesme të vendit me përkrahje edhe nga Ambasada e parë e fëmijeve në botë “Megjashi”....

Nxënës të shkollave të mesme të vendit me përkrahje edhe nga Ambasada e parë e fëmijeve në botë “Megjashi” kanë protestuar para Qeverisë kundër ndotjes së ajrit! Duke theksuar se edhe fëmijët dhe të rinjët kanë të drejtë për ajër të pastët, protestuesit kërkuan përgjegjësi nga institucionet përgjegjëse për ndotjen e lartët ë ajrit!
 
"Ne seriozisht jemi të shqetsuar për pasojat e ajrit të ndotur që mund të shkaktoj edhe vdekje dhe sëmundje serioze. Ne nuk duhet dhe nuk guxojmë ta pranojmë këtë gjndje", tha Vojkan Mihajllovski, nxënës.
 
"Secili prej nesh e meriton të jetojmë në një ambient sa më të mirë dhe të kontribuojmë për një të ardhme sa më të mirë, që edhe fëmijët që janë pjesë e këtij ambient jetësor të thithin ajër më të mirë", tha Njomza Bajrami, nxënëse.
 
Nga ambasada e fëmijëve Megjashi paralajmërojnë autoritetet se nëse nuk merren masa për uljen e ndotjes do të parashtrojnë padi ndaj tyre.
 
"Në top 10 jemi qytetet kryesore Shkupi, Manastiri, Gostivari, Tetova dhe qytetet tjera nga ndotja enorme e ajrit që më së shumti I prekë fëmijët. Pikërisht për këtë kemi vendosur disa organizata qytetare ti drejtohemi komitetit për të drejtat e njeriut në Gjenevë, dhe nga atje kërkuam masa që duhet ti respektoj kjo qeveri, nëse jo do të jemi të detyruar të ngrisim padi", tha Dragi Ymianac, nga Megjashi.
 
Protestuesit insistojnë se industria e rëndë dhe automjetet janë shkaktar kryesorë të ndotjes së ajrit, e më pas vijnë edhe amvisritë. 
 
FARIJE DAUTI BAKIU