Maqedoni
Hotël, fillon ndërtimi i sallës sportive
01.12.2018 15:34
Në shkollën fillore “Andon Zako Cajupi” të fshatit Hotël, në komunë të Likovës...

Në shkollën fillore “Andon Zako Cajupi” të fshatit Hotël, në komunë të Likovës, tash e disa ditë kan filluar punimet rreth ndërtimit të sallës së sportit. Ndëtimi i sallës së sportit, është në kuadër të projektit qeveritarë për ndërtimin e 145 sallave sportive, dhe financohet nga ministria e arsimit dhe shkencës së Republikës së Maqedonisë.
“Ne si komunë i kemi bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme rreth dokumentacionit teknik, rreth lejë së ndërtimit dhe bashkarisht me pushtetin qëndror dhe me ministrinë e arsimit, kemi arrit që të filloj ky investim capital i shumë pritur në shkollën fillore “Andon Zako Cajupi”, afati i punimeve ndërtimore është 9 muaj nga dita e fillimit të punimeve, shpresojmë se vitin e ardhshëm do të kryhen gjitha punimet e parapara për këtë sallë sportive”, tha mes tjerash Erkan Arifi, kryetar i komunës së Likovës.
Arifi, për TVM2 tha se përpos terreneve të mbyllura sportive që po ndërtohen në komunën e Likovës, një tjetër terren sportiv, por i hapur do të ndërtohet në fshatin Opajë.
“Në fshatin Opajë, në shkollën fillore komunale “7 Marsi”, aty ne si komunë kemi paraparë rregullimin apo ndërtimin e një terreni të hapur sportiv”, u shpreh Arifi.
Ndryshe, nga ana e zyrtarëve komunal të komunës së Likovës, janë paraljmëruar edhe shumë projekte tjera me qëllim përmirsimin e kushteve në shkollat fillore dhe të mesme të kësaj komune.
FATLUM AQIFI
