Maqedoni
Faza e dytë e ndryshimeve kushtetuese, Zaev: Marrveshja e prespës në interes të shtetit
01.12.2018 16:13
Kuvendi filloi debatin për fazën e dytë të ndryshimeve kushtetuese që dalin si obligim nga marrveshja e Prespës....

Kryeminsitri Zoran Zaev u kërkoi deputetëve të votojnë ndryshimet kushtetuese në interes të shtetit dhe qytetarëve. Ky vit dhe viti i ardhshëm janë vendimtare për proceset integruese evropian dhe për të ardhmen e vendit tha Zaev duke shtuar se ndryshimet kushtetuese me të cialt parashihet që vendi të riemërtohet në Maqedonia e Veriut, do të hyjnë në fuqi vetëm nëse ratifikohen edhe në kuvendin grek.
“Me përkrahjen e kësaj nisme ju deputetët do të dëshmoni se e përkrahni ardhmërinë e Maqedonisë në përputhje me vullnetin e qytetarëve, sipas bindjes tuaj dhe do të njihni pjesmarrjen tuaj në procesin historic që është para nesh para të gjithve që jemi përfaqësues të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Ky dhe viti i ardhëshëm janë kyç për historinë e vendiot tonë si shtet I pavarur. Me arritjen e marrveshjes me Greqinë kemë bërë hap vendimtar për zgjehdjen e kontestit që I shkaktonte dëm politik dhe ekonomik që nga viti 1991. Me këtë vendim të përbashkët e përshpejtojmë procesin e integrimit të vendit në BE dhe NATO dhe I eliminojmë pengesat për integrim me tregun evropjan dhe botëpror që të jemi vend me të ardhura të larta dhe zhvillim të lartë ekonomik për standard më të mir për qytetarët tanë”, tha Zoran Zaev, Kryeminsitër i RM-së.
Por deputetët e VMRO-DPMNE-së vazhdojnë kundërshtimine marrveshjes së Prespës prandaj kërkuan tërheqjen nga rendi i ditës të amandamenteve për ndryshimet kushtetuese.
“Kërkojmë që pika e rendit të dites të largohet pasi është në kundërshtim me kushtetutën e Republikës së Maqedonisë dhe nëkundërshtim me vullnetin e qytetarëve. Me këto ndryshime kushtetuese nga aspekti formalo juridik shkilen vlerat themelore të kushtetutës, rregullimin kushtetues dhe shkilen disa nene të kushtetutës. Nëpërmjet kësaj pike shlyhet jo vetëm emri i Republikës së Maqedonisë por edhe historia dhe kultura e shtetit. Qytetarët në referendum dërguan porosi të qartë se janë kundër marrveshjes me Greqinë dhe kundër ndryshimit të emrit kushtetues”, tha Nikolla Micevski, nga VMRO-DPMNE.
Teputetët e opozitës të cilët në fazën e pare votuan pro ndryshimeve kushtetuese në këtë faze do të votojnë të përmbajtur për tre amendamentet e Qeverisë.
“Ne të tetë deputetët të cilët mundësuam hapjen e Kushtetutës me qëllim të integrimit të Maqedonisë në BE dhe NATO, do të votojmë të përmbajtur në lidhje me tre amendamentet, me qëllim që të lëmë hapësirë për debat të hapur për propozimet. Vërtetim se të gjithë duhet të përfshihen në këtë proces është pranimi i amendamentit tonë, me të cilin garantohet identiteti maqedonas”, tha Zekirt Ramqilloviq, deputet.
Seanca plenar mund të zgjasë12 ditë, pasi që për çdo amendament është paraparë debat prej tre ditësh. Në këtë fazë miratimi i amendamenteve kërkon 61 vota të deputetëve. Derisa në Kuvend mbahej seanca plenare, për ndryshimet kushtetuese para kuvendit u protesta kundër ndryshimeve kushtetuese, në organizim të nismës “Maqedonia Bllokon”. Protestuesit vlerësuan se agjenda që po realizohet në Kuvend nuk është maqedonase prandaj kërkuan deputetët ta braktisin Kuvendin ndërsa kryeminsitri Zaev të japë dorëheqje.
FARIJE DAUTI BAKIU
