Maqedoni

SPGJ: Kundër rritjes së pagave për gjykatësit, rritje pagash edhe për të punësuarit

01.12.2018 16:40

Sindikata e punonjësve gjyqësor kundërshton vendimin e Këshillit buxhetor gjyqsor për rritjen e pagave të gjykatësve në vlerë prej 35%....

Nga kjo sindikatë vlerësojnë se vendimi si i tillë është më i turpshmi në histori që ka sjellur gjyqësori dhe me atë gjykatësit do të marrin rritje prej 21 mijë denarë që është më shumë se 85% nga pagat që marrin të punësuarit në shërbimin gjyqësor. Ata kërkojnë nga Këshilli buxhetor urgjentisht ta tërheq vendimin.
 
“Vendimi i mbrëmshëm i Këshillit buxhetor të gjyqit në krye me kryetarin Zoran Karaxhoski e ka arritur qëllimin dhe ka shkaktuar kaos. Nga këto arsye nuk garantojmë se të hënën gjykatat do të punojnë dhe si do të punojnë pasi revolti është I madh, prandaj zoti Karaxhovski duhet ti vizitojë të gjitha gjykatat dhe të sqaroj se si erdhi deri te kjo dhe a ka ndërmend të bëhet diçka lidhur em kërkesat tona”, tha Peco Grujovski, nga Sindikata e punonjësve gjyqësor.
  
Nga Sindikata kërkojnë dorëheqje urgjente nga kryetari i Këshilli Gjyqësor Zoran Karaxhoski dhe anëtarët e Këshillit buxhetor të gjyqit për shkaqe morale dhe për krijimin e situatës kaotike në gjyqësor.
 
SEDAT SELIMI