Botë

Iran, lansohet një armë shkatrruese

01.12.2018 17:36

Në një ceremoni të transmetuar direkt në televizionin public, Irani ka lansuar një armë shkatërruese, që u bë pjesë e ushtrisë në një bazë në Bandar Abbas....

Shkatërruesi i quajtur Sahand, ka një kuvertë për helikopterë, lëshues raketorë, anti-sulmues ajtor dhe anti-sulmues nga anijet. Irani ka çuar pajisjen e parë shkatërruese më 2010 në Gjirin Persik.
 
Raportohet se Irani posedon edhe pesë sosh. Më 20 nëntor, ushtria iraniane ka njoftuar për blerjen e dy nëndetseve për misione nënujore, si ato në Gjirin Persik. Këto njoftime pretendojnë të rrisin figurën e ushtrisë së Iranit në kohën kur marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara janë tensionuar, pas rikthimit të sanksioneve që ishin tërhequr me marrëveshjen bërthamore të vitit 2015.