Botë
ISIS, dhunë ndaj komuniteteve pakicë
14.08.2014 15:02
Zyrtarët e Kombeve të Bashkuara, dënojnë ashpër raportet e dhunës seksuale të ushtruar në gra dhe fëmijë, të cilët i përkasin pakicave në Irak...

Zëdhënësi i OKB-së, Stefan Dujarriç, i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar, të mbështesë Qeverinë e Irakut dhe të ndihmojë në përpjekjet për lirimin e grave dhe vajzave të mbajtura në robëri.
"Ata thonë se kanë marrë llogaritë e tmerrshme për rrëmbimin dhe ndalimin e Yazidit, të krishterëve, grave, vajzave dhe djemve, Turkomen dhe Shabak dhe raportet e përdhunimeve të egra. Qindra yazidi dhe të krishterë mund të jenë të detyruar në skllavëri seksuale,"- deklaroi zëdhënësi i OKB-së, Stefan Dujarriç.
Sulmet nga ISIS-i dhe aleatët e saj militantë, janë përfshirë në pjesë të mëdha të Irakut verior dhe perëndimor.
Kjo ka detyruar 40 mijë pjesëtarë të komunitetit jazidi të zhvendosen në Sinjar. Ndërsa nga Sinjari, luftëtarët e ISIS-it kanë rrëmbyer mbi 100 fëmijë dhe gra, të cilët sipas tyre, do t’i konvertojnë n; fenë islame.
"Shteti islam, është duke kryer gjenocid në zonën Shingal. Ata kanë varrosur njerëz të gjallë dhe kanë kidnapuar femra kurde, duke i detyruar të shiten ato në Mosul. Njerëzit janë të tmerruar dhe nuk kthehen deri sa ata nuk largohen”- theksoi oficeri, Sharawan A. Ibrahim.
OKB, ka shpallur gjendje emergjente për krizën humanitare në Irak, në prag të sulmit. Kjo do të mundësojë shtimin e ndihmave ushqimore dhe nevojave të tjera për të strehuarit në malin Sinajr.
SHBA-të dhe Forcat Ushtarake, deri tani kanë ndihmuar me ushqim dhe ujë, ndërsa ditëve të fundit, kurdët nga Siria fqinje u munduan të hapin një korridor në mal, duke shpëtuar diku 45 mijë persona.
Që nga aeroplanmbajtësja ‘Xhorxh Bush” në Gjirin Persik, janë regjistruar të paktën 24 sulme ajrore kundër pozicioneve të militantëve terroristë të ISIS-it në Irak.
LEUNORA KALIQI
