Botë
Franca mund të kalojë në gjendje të jashtëzakonshme
02.12.2018 12:53
Presidenti francez Emmanuel Macron po shqyrton mundësinë e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme....

Presidenti francez Emmanuel Macron po shqyrton mundësinë e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme për të parandaluar përsëritjen e protestave të dhunshme si dhe ka bërë thirrje për bashkëbisedim me protestuesit.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi Benjamin Griveaux, pasi grupe të të rinjve me maska në fytyrë, si dhe mjete të forta, kanë protestuar në rrugët e Parisit duke shkaktuar dëme të mëdha material në vetura dhe ndërtesa.
Presidenti Emmanuel Macron do të mbajë një takim me kryeministrin dhe ministrin e brendshëm francez për të diskutuar rreth protestave dhe dialogut të mundshëm me protestuesit të njohur si “xhaketat e verdha” që nuk kanë lider apo udhëheqës, por u mobilizuan përmes rrjeteve sociale. Protestat filluan më 17 nëntor dhe shumë shpejt u rritën në numër, duke bllokuar rrugët në gjithë Francën si dhe qarkullimin nëpër shumë vende publike.
