Maqedoni
Përgjimet në Prokurori, VMRO dhe LSDM e bëjnë fajtore njëra-tjetrën
02.12.2018 14:54
VMRO-DPMNE sërish ka akuzuar LSDM-në për përgjimet në Prokurorinë Publike...

VMRO-DPMNE sërish ka akuzuar LSDM-në për përgjimet në Prokurorinë Publike dhe ka kërkuar dorëheqjen e Misnitrit të brendëshëm Oliver Spasovski. Sipas VMRO-së kuadrot e LSDM-së po i përgjojnë institucionet dhe qytetarët, prokurorët, gjykatësit dhe bashkëpunëtorët e tyre.
"Institucionet janë në kontrollë direkt, përgjohen ilegalisht nga ana e Oliver Spasovskit dhe Zoran Zaevit. Për këtë duhet të ketë dorëheqje dhe përgjegjësi menjëherë...Në bisedat e përgjuara a ka biseda edhe nga prokuror të prokurorisë speciale ku janë marr vesh për lëndë të caktuara dhe bartja e tyre", tha Dimce Arsovski nga VMRO-DPMNE.
Nga VMRO-DPMNE poashtu pyesin se nga bisedat e përgjuara a janë detyruar prokurorët që të sjellin vendime sipas vullnetit të njerëzve nga pushtetit. Me këto përgjime a është bërë ndjekje e qytetarëve të pafajshëm?. Nga LSDM kundërpërgjigjen. Piuni i Nikolla Gruevskit, antiperëndimori Hristijan Mickoski dhe udhëheqësi i VMRO-DPMNE-së duhet të përgjigjen për rolin e tyre dhe veprimet në përgjimit e paligjshme, sidomos për informacionin se kur këto pajisje janë instaluar.
“Mickoski duhet të përgjigjet për rolin e tij në pushtet në vitin 2016, kur ai ishte sekretar i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së dhe më herët, kur ishte dora e Gruevskit si Këshilltar në zyrën e tij. Skandali i përgjimeve në Prokurorinë Publike tregon edhe një herë se si funksiononte regjimi i VMRO-DPMNE-së dhe Nikolla Gruevskit”, thekson mes tjerash LSDM në deklaratë, duke shtuar se regjimi i Gruevskit dhe VMRO-së me vite të tëra kanë përgjuar qytetarët, ndërsa në vitin 2013 janë vendosur pajisjet e përgjimit në hapësirat e Prokurorisë Publike. Hetimi ka filluar dhe institucionet kompetente do ta zbulojnë se kush i ka blerë, vendosur dhe shfrytëzuar pajisjet e përgjimit, të vendosura në vitin 2013, thonë nga LSDM.
SEDAT SELIMI
