Maqedoni

Kuvend, u votua amendamenti për ndryshimin e emrit

02.12.2018 15:20

Me 67 vota për, 23 kundër dhe 4 të përmbajtur, kuvendi votoi draft-amendamentin 33 për ndryshimet kushtetuese që ka të bëjë me ndryshimin e emrit...

Në amendamet parashihet që në Kushtetutë fjalët Republika e Maqedonisë të zëvendësohet me fjalët Republika e Maqedonisë së Veriut. Paraprakishut deputetët e VMRO-DPMNE-së vazhduan me qëndrimin kundër ndryshimeve kushtetuese që dalin si obligim nga marrveshja e Prespës, pasi sipas kësaj partie marrvesja është asimetrike dhe me karakter ultimativ me obligime vetëm për Maqedoninë.
 
"Të gjith ne e kemi plotësisht të qartë se më tej nuk do të jemi më maqedonas, ne vetëm derisa flasim në shtëpi mund të deklarohemi maqedonas, por edhe atëherë duhet të jemi të kujdesshëm sepse nëse na dëgjon fqiu jugor mundet dhe asgjë nuk do ta pengojë që përsëri të vendos veto për integrimin tonë në BE dhe NATO, edhe përkundër plotësimit të gjitha kushteve të vendosura nga ana e tyre e që janë përfshirë në marrveshjen e Prespës. Kjo marrveshje është asimetrike dhe me karakter ultimativ, sepse jep vetëm obligime për Maqedoninë, apo palën e dytë siç thuhet në amrrveshje dhe të drejta për republikën e Greqisë", tha Pavlinçe Çestojnova nga VMRO-DPMNE. 
 
Në diskutimet e deputetëve të opozitës replikoi ministri i jashtëm Nikolla Dimitrov.
 
"Në vitin 2010 kur diskutonit për proektin Shkupi 2014, prej kësaj foltore një koleg i juaj tha se për herë të parë po e ndërtojmë identitetin maqedonas. Kjo don të thot se bëhet fjalë për komb të kompleksuar që duhet të kërkoj rrënjë 2000 vite pas. Nëse nuk është Aleksandri i Maqedonisë ne nuk e dim kush jemi!Në vitin 1993 kur maqedonia u anëtarësua në OKB, shtëpinë tonë fillua ta ndërtojmë me obligimin për tejkalimin e problemit me Greqinë. Me grryerjen në të kaluarën që është kompleks i pasigurisë në vete dhe inferioritet është e dukshme, dhat argumente te forcat politike në Greqi që nuk dëshirojnë të ketë marrveshje, i humbëm miqt dhe nga viktima filluam të shqelmohemi", tha Nikolla Dimitrov, ministër i Punëve të Jashtme. 
 
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela tha se në rrugën drejt NATO-s dhe BE-së vendi duhet të ketë kujdes të respektoj edhe dinjitetin e të gjith qytetarëve.Por ai tha se nuk ka besuar që rruga drejt NATO-s dhe BE-së do të siguronte amnesti për njerzit që duhet të përgjigjen para ligjit. Në maqedoni sitemi ka punuar që dikush të ndje pron të tij shtetin emrin dhe institucionet e shtetit. 
 
"Fjalia e par e hyrjes së kushtetutës së shtetit nis gabimisht, me mesazhe shum të gabuara, qytetarët e Republikës së Maqedonisë, populli maqedonas si dhe qytetarët të cilët jetojnë në kufijt e sajë të cilët janë pjesë të popullit shqiptar, popullit turk, vlleh serb, rom, boshnjak dhe të tjerët, më erdh ideja se dikush në këtë shtet duhet vetëm të jetoj pa të kaluar dhe pa të ardhme", tha kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela.
 
Minsitri i drejtësisë Dimitrov la hapsirë që një pjesë e qëndrimeve të Aleancës për shqiptarët të shqyrtohen në fazën e mëtejme të debatit.
 
"Është legjitime për këto çështje sidomos në debatin publik që do të vijë të diskutojmë sepse ndjenja se dikush këtu është përkohësisht nuk është e mirë. Maqedonia është shtet i përbashkët për të gjith ne dhe mendoj se për këtë vlen të diskutohet", tha Dimitrov.
 
Deputeti i Lëvizjes Besa në opozitë Fadil Zendeli tha se ndryshimet kushtetuese ishin një mundësi e mirë për ti zgjidhur edhe çështjet që i tangojnë shqiptarët e që po zvarriten që nga viti 1991, por mungoi villneti i qeverisë.
 
"U humb nji shanc i mirë që me këto ndryshime kushtetuese të hapen edhe disa çështje tjera që prekin në mardhëniet ndëretnike në Republikën e Maqedonisë. Brenda këtij viti kishim edhe ligjin për gjuhët dhe patëm debate të ndryshme dhe gjithmon arsyetimi kyç se pse gjuha shqipe nuk mund të jetë gjuh zyrtare vinte se kushtetuta është problem. Në këtë moment ne e hapim këtë çështje dhe nuk e trajtojmë brenda ndryshimeve kushtetuese, në një far mënyre i lëmë çështjet të hapura, i lëmë që edhe ne si deputet në fazat e ardhëshme të merremi me këto çështje, i lëm problemet edhe për gjeneratat e ardhëshme", tha Fadil Zendeli nga Lëvizja Besa.
 
Kuvendi vazhdon debatin për draft amandamentin 34 të kushtetutës, për miratimin e të cilëve në këtë fazë nevoiten 61 vota, ndërsa pas debatit publik ato kthehen për miratim në fazën e tretë dhe të fundit, kur nevoiten dy të tretat e votave.
 
FARIJE DAUTI BAKIU