Maqedoni

Përgjimet në sistemin e drejtësisë, Zaev: Përgjegjësi për ata që vendosën paisjet

02.12.2018 16:52

Hetimet duhet të tregojnë për furnizimin dhe përdorimin e pajisjeve për përgjime në Prokurorinë....

Hetimet duhet të tregojnë për furnizimin dhe përdorimin e pajisjeve për përgjime në Prokurorinë publike apo në gjykatën themelore Shkup 1, vlerëson kryeminsitri Zoran Zaev. Sipas tij nëse ka pasur keqpërdorim nga ndonjë individ kjo do të thotë se ai ka kryer vepër penale.
 
"Në gjykatën themelore Shkup një nuk është vënë në funksion por edhe atje egziston sistem dhe meqë nuk egzistojnë zyra komunikimi I brendshëm nuk është vendosur, por sistemi është vendosur, prandaj kush e ka lejuar të vendoset sitem i tillë. Në prokurorinë publike duhet të tregoj prokurori shtetëror sepse pas ndryshimit të strukturave udhëheqëse vet institucionet e hapën hetimin. Çkado të të jetë pek privatsinë, aspektin zyrtar, shkeljen e të drejtave njerzore prandaj presim përgjegjësi", tha Zaev.
 
Edhe minsitreja e drejtësisë Renata Deskoska tha se hetimet do të tregojnë se prej kujt duhet kërkuar përgjegjësi. 
 
"Centrali telefonik në gjykatën themelore Shkup 1 është furnizuar nëpërmjet Minsitrisë së drejtësisë. Pasi për këtë proces do të zhvillohet hetim të gjitha dokumentet në kuadër të minsitrisë së drejtësisë do tu dorëzohen organeve kopetente dhe në përputhje me procedurën hetimore do të shihet se nga kush duhet kërkuar përgegjësi. Furnizimi ka ndondhur në vitin 2015 apo 16 në kohën kur minsitër ka qenë Valdet Xhaferi", tha Deskoska .
 
Rreth skandalit të përgjimeve në prokurorinë Publike vet prokuroria ka thënë se ka deklaruar se ka indikacione se prokuroria është përgjuar që nga viti 2013, ndërsa posedon dëshmi për përgjime që nga viti 2016. 
 
SEDAT SELIMI