Maqedoni
Deskoska: Presim ekstradim të Gruevskit nga Hungaria
02.12.2018 17:17
Minsitria e drejtësisë e Maqedonisë është në pritje të përgjigjes nga autoritetet hungareze për ekstradimin e ish kryeminsitrit Nikolla Gruevski....

Minsitria e drejtësisë e Maqedonisë është në pritje të përgjigjes nga autoritetet hungareze për ekstradimin e ish kryeminsitrit Nikolla Gruevski, i cili ka fituar azil politik atje. Numri një i kësaj minsitrie Renata Deskoska thot se bazuar në praktikat e deritanishme nuk pret refuzim të kërkesës për ekstradim, pasi ekstradimi i fundit nga Hungaria është realizuar në shtator të këtij viti pa kurrfar vërejtjeje.
"Ende nuk kemi marr kurfar përgjigje nga minsitria kopetente në Hungari, megjithate afatet për përgjigje nuk kanë kaluar, do të presim nëse do të marrim ose jo, nëse nuk marrim përgjigje brenda afatit do të lëshojmë urgjencë, këto janë procedurat standarde që realizohen. Deri tani në asnjë rast Hungaria nuk ka refuzuar të ekstradoj asnjë person. Ekstradimi i fundit është realizuar në shtator të këtij viti dhe nuk kishim kurfar vërejtjesh as për procedurat gjyqësore e as për gjendjen e burgjeve, apo se egizston ndonjë rrezik në Maqedoni. Shpresoj se në përputhje me praktikën e sajë Hungaria duhet të përgjigjet edhe në këtë rast", tha Deskoska.
