Maqedoni
Panairi i parë i librit në Gostivar, vizitorët: Ka munguar oferta e librit shqip
02.12.2018 17:48
Qasja deri te libri shqip për lexuesit në qytetet e vendit mbetet akoma sfidë....

Mungesa e librarive të azhuruara me ofertën e fundit , i ka bërë qytetarët e shtumë të vërshojnë panairin e parë të librit në Qytetin e Gostivarit. Shtëpitë botuese por edhe lexuesit , shprehen se ky panair ka qenë një befasi nga ana e kërkesës por edhe ofertës së librit. Mundësinë e parë për ofertë të librit në Gostivarë e kanë shfrytëzuyar edhe qytetarët e qyteteve përreth, një shembull I tillë është edhe ky qatetar nga Kërçova.
"Qytetit të Gostivarit i ka munguar gjithsesi , unë përshembull vij prej Kërçove... Morra vesh përmes rrjeteve sociale që po organizohet panairi këtu dhe erdha që ta vizitoj. Edhe të festoj në një farë mënyre për këtë festë të librit. Unë mund të them se panairi ka mjaft oferta. Çmimet janë mjaft të arsyeshme, madje janë shumë të lira për një libër si ky, 300 denarë janë pak" tha një vizitor.
Nga komuna e Gostivarit shprehen se qëllimi i organizimit të panairit ishte ngjallja e kulturës së leximit te fëmijët e cila sot sfidohet nga interesimi për teknologjinë. Hyrja ka qen e lire prandaj mungojnë statistika të vizitueshmërisë së panairit, por vjen në pah fluks më I madh I vizitorëve nga grupmoshat e vogla, pasi vizita në panair është bërë në mënyrë të organizuar nga të gjitha shkollat e Gostivarit dhe rrethinës. Oferta e librit për fëmijë është mjaftë e begatë, ndërsa theksohet vetdijësimi i prindërve për të blerë libra për fëmijët.
"Marrin pjesë 19 shtëpi botuese, vijnë kryesisht nga Maqedonia kemi edhe nga Shqipëria. Si fillim jemi të kënaqur nuk e prisnim gjith këtë fluks, gjith këtë interesim nga nxënësit dhe mësimdhënësit prindërit dhe vërtete jemi të kënaqur, shpresoj që të ngelet tradicionale.. Mendojmë se jo njëherë në vit por duhet të bëhet më shpesh sidomos kur do ti kemi edhe mërgimtarët, këtë po e planifikojmë madje në ambient të hapur", tha Aslian Snopçe, nga komuna e Gostivarit –sektori i arsimit.
"Libri im është, 15 një histori në minuta", tha një vizitore e vogël.
Gazetarja- Pse e përzgjedhe këtë libër?
Vizitorja - "Mu duk shumë interesant".
Gazetarja- Çfar libra të pëlqejnë më shumë për të lexuar ?
Vizitorja - "Më pëlqejnë më tepër librat për fëmijë".
Gazetarja- Cili është libri i fundit që ke lexu ti?
Vizitorja - "Kam lexuar një lektyrë, drnusha dhe pjergulla".
Gazetarja- A lexon përveq librave që të obligon mësuaesja?
Vizitorja - "Po lexoj".
Libri psikologjik është më i këruari dhe më i preferuari për tu lexuar. Ndërkaq oferta dhe kërkesa për libra shkencorë është shumë më e zbehtë në krahasim me romanet e letërsisë. Në masë të madhe ishte e pranishme edhe literatura religjoze islame.
"Librat të cilat më së shumti janë kërkuar janë librat psikologjik , duket se njerëzit më tepër vuajnë në apsketin psikologjik dhe gjithmonë kërkojnë libra që kanë të bëjnë me mendimin pozitiv", thonë nga Librarira “Nobel”.
"Varet nga grupmosha por mund të them që ata që janë pak më të rinjë, ose në kohën adoleshente blejnë më shumë libra të psikologjisë, kurse ata që janë pak më të rritur përlqejë librat e filozofisë", thonë nga shtëpia botuese “Akropoli i ri”.
"Jamë shumë i gëzuar nga interesimi i të rinjëve, sidomos nga nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, interesimin apo fokusin më të madh e kanë tek romanet ku kemi botime nga autorë të huaj të përkthyera në shqip. Ndërsa studentët më shumë fokusin e kanë në botime shkencore, pikërisht në letrësi", thonë nga shtëpia botuese “Interlingua”.
"Zakonisht më shumë interesohen për romane dhe vepra, ka qen interesim i madh", thonë nga shtëpia botuese “Logos A”.
"Varësisht prej moshës, por ka nga të gjitha që janë itneresuar edhe këto për fëmijët e vegjël, kryesisht kemi libra shumë të mirë për të cilat janë të interesuar prindërit, pastaj këta që fillojnë me shkolla, dhe lektyra këta veç bëjnë përzgjedhjen e vet", thonë nga libraria “Albas”.
Mes autorëve shqiptar dhe atyre të huaj, libri i përkther mbetet interesimi më i madh për lexuesit, ndërkaq ndër autorët më të kërkuar shqiptar spiasin klasiku Kadare dhe moderni Albatros Rexhaj.
ARLINDA BAFTIU
