Maqedoni

Ekstradimi i Gruevskit, BE respekton procedurat ligjore

02.12.2018 18:14

Për ekstradimin e të dënuarit me dy vite burg Nikolla Gruevski, BE duhet të jetë më e vendosur...

Për ekstradimin e të dënuarit me dy vite burg Nikolla Gruevski, BE duhet të jetë më e vendosur dhe të ketë konveregjencë më të madhe të instiucioneve brenda saj, vlerëson analisti politik Ismet Ramadani.
 
Sipas tij, BE më së miri e njeh të kaluarën e Gruevskit, por ata më tepër i japin rëndësi procedurave ligjore.BE ndonëse sipas Ramadanit po kalkulon dhe nuk është e gatshme ti jep biletë kthyese  Gruevskit nga Hungaria për të vuajtur dënimin Maqedoni, ndoshat sepse po afrohet koha për zgjedhje parlamentare të unionit.  
 
"Nëse ata nuk e dinë kush është Nikolla Gruevski kush duhet ta dijë më mirë. Ne në realcion me BE-në jemi shumë vite dhe në këto vite njeriu që ka komunikuar me BE-në ka qenë Gruevski. Duhet të na bëhet e qartë se dikuh megjithatë nuk është i përgatitur deri në fund që Gruevskit ti jept biletë për kthim, sepse ndoshta edhe po afrohet koha për zgjedhjet parlamentare  të BE-së dhe të gjitha këto unë i konsideroj pak si kalkulime të shteteve të BE-së", tha Ismet Ramadani, analist politik.
 
Bashkimi Europian do ta ketë vështirë ta bindë Orbanin si politikan dissident përms ndikimeve politik, thotë Ramadani, ai madje e sheh si imperativ i kohës edhe përfshirjen e ndihmës amerikane në këtë rast.
 
"Besoj se nëse vie në shprehje e drejta dhe demokracia dhe ajo që ne e marrim si përkushtim  edhe tonin që ti takojmë vendeve të BE-së dhe demokracisë euro-amerikane atëherë duhet të gjenden instrumente që kjo jarani mes Gruevskit dhe Orbanit të prishet me instrumentet që din ti përdora adminisitrata amerikane dhe ajo evropiane", tha Ramadani.
 
Megjithatë, Ramadani mendon se pas shqiptimit të të gjitha dënimeve për ish kryeministrin, drejtësia do të vijë më tepër në shprehje dhe Gruevski mund të ekstradohet. Përmes kësaj BE do ta mbrojë ligjin evropian perms së cilit vazhdimisht promovon drejtësinë.
 
NERMIN MULAKI